LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe

Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp, njoftoi se është dorëhequr nga pozita ministrit të Shëndetësisë.

Ai tha se ka ofruar dorëheqje si përgjegjësi morale, për ngjarjen tragjike në Tetovë.


Filipçe tha se tragjedia në Tetovë e ka prekur shumë dhe e ndjen të nevojshme që të largohet nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

“Tragjedia fundit në Tetovë me ka prekur shumë, me vjen keq për viktimat, ngushëllime për familjet e tyre. Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë dhe s’ka mënyra për kompensim”, tha Filipçe.

Pas tragjedisë në Tetovë, jep dorëheqje zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani
Lexo po ashtu Pas tragjedisë në Tetovë, jep dorëheqje zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani

Ndryshe, përveç Filipçes sot nga pozitat e tyre u larguan edhe zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi./Telegrafi/

Jep dorëheqje drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi
Lexo po ashtu Jep dorëheqje drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi