Jennifer Lopez tërheq gjithë vëmendjen me paraqitjen surprizë në “Obsessed Fest”


Jennifer Lopez surprizoi publikun me një performancë të papritur në edicionin e parë të Prime Video Obsessed Fest, ku u shfaq me një veshje tepër të guximshme që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.
Ylli 56-vjeçar u ngjit në skenë e veshur me një kostum në ngjyrë nude me efekt iluzioni, të dekoruar me grafika që ngjanin me tatuazhe të vizatuara në të gjithë trupin.
Pamjen e kompletoi me një bluzë transparente me mëngë të gjata, geta të tejdukshme dhe çizme mbi gju të kombinuara me të njëjtin stil, shkruan DailyMail.

Në fillim të performancës, Lopez mbante edhe një pallto të shkurtër me gëzof blu, të cilën e hoqi gjatë interpretimit.
Këngëtarja interpretoi këngën e saj më të re “Everything's Fine (PM)”, përpara se të elektrizonte atmosferën me hitin “On the Floor”.

E shoqëruar nga një grup valltarësh, ajo realizoi një performancë energjike, madje në një moment u ngrit edhe në ajër nga balerinët, duke vazhduar të këndonte pa ndërprerje.
Pas performancës, Jennifer prezantoi kastin e serialit “Off Campus”, ku kënga “On the Floor” është pjesë e kolonës zanore të sezonit të parë. Më vonë, ajo publikoi në rrjetet sociale fotografi dhe video nga mbrëmja, duke shkruar: “Është një gjeneratë e re e njerëzve të festës”.
Paraqitja e saj vjen vetëm pak ditë pasi ndau me ndjekësit momente të veçanta nga diplomimi i binjakëve të saj, Max dhe Oskar, si edhe nga pjesëmarrja e tyre në koncertin e Ariana Grande në Los Angeles. /Telegrafi/














































