LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez shfaq të pasmet në koncertin e Antalias: Fotografoni veshjet e mia të ditëlindjes

Jennifer Lopez shfaq të pasmet në koncertin e Antalias: Fotografoni veshjet e mia të ditëlindjes

Jennifer Lopez është një ndër këngëtaret më të suksesshme të rrafshit ndërkombëtare dhe kjo bën që të jetë temë e mediave të huaja.

Pasi u bë lajm me ndejën e organizuar me rastin e 50 vjetorit të lindjes, ajo tashmë po vazhdon me koncerte anembanë globit.


Së fundi, ylli amerilano-latin ka qëndruar në qytetin turistik turk, Antalia, ku me performancë ka ndezur atmosferën në maksimum për fansat dhe publikun e pranishëm.

Në një veshje joshëse dhe seksi, ku njëra anë i shfaqte të pasmet fantastik, bukuroshja ka provokuar në një rast të pranishmit në koncert.

Në fakt, këngëtarja e hitit “Jenny from a block”, ka ekspozuar të pasmet dhe u kërkoi publikut që t’ia fotografojnë rrobat e banjos.

Ndryshe, mediat turke kanë raportuat se bileta më e lirë për ta ndjekur paraqitjen e artistes ka kushtuar njëmijë euro gjersa ajo VIP, ka kapur shifrat e 50 mijë sosh. /Telegrafi/