LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez është parë nën shoqërinë e Ben Affleck pas ndarjes nga Alex Rodriguez

Jennifer Lopez është parë nën shoqërinë e Ben Affleck pas ndarjes nga Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë duke kaluar kohë së bashku në Los Angeles pas ndarjes së saj nga Alex Rodriguez, sipas disa burimeve të Page Six.

Fituesi i ‘Oscar’ është parë shumë herë duke shkuar në shtëpinë e J.Lo në Kaliforni, pasi ishte marrë në një SUV i bardhë Escalade që dyshohet se i përket Lopez dhe më pas u dërgua në rezidencën e saj.


Ndërsa çifti nuk janë parë së bashku, një burim i tha Page Six, “Sigurimi e merr atë në një vend afër dhe e lëshon pasi kalojnë disa orë bashkë”.

Ben Affleck (Foto: Page Six)

Affleck, 48 vjeç, thuhet se ka vizituar Lopez, 51 vjeçe, tre herë që kur u kthye në Los Angeles nga xhirimet e filmit të saj të ri, “Shotgun Wedding”, në Republikën Dominikane.

Por burime pranë yjeve na tregojnë se ata janë thjesht miq dhe kanë mbetur të tillë gjatë viteve.

Një burim pranë tyre tha: “Ata janë miq … ata kurrë nuk kanë qenë më shumë”.

Jennifer Lopez (Foto: Page Six)

Page Six raportoi se Lopez u pa për darkë me Rodriguez më 23 prill në Bel-Air, i njëjti vend ku shkuan për herë të parë në vitin 2017. Ajo ka një rezidencë prej 28 milionë dollarësh afër.

Burimet më pas deklaruan se Affleck u pa në të njëjtin hotel një ditë para se J.Lo të shihte A-Rod, më 22 prill, duke dalë nga një makinë e bardhë.

Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim se çfarë do të ndodhë mes dyshes. /Telegrafi/

Jennifer Lopez (Foto: Page Six)
Ben Affleck (Foto; Page Six)

Në trend Magazina

Më shumë
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Magazina
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'

Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'

Magazina
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Bëhen bashkë të gjithë banorët në një festë të organizuar pas përfundimit të Big Brother

Bëhen bashkë të gjithë banorët në një festë të organizuar pas përfundimit të Big Brother

Magazina
Heidi Baci shfaqet në ndejën e organizuar pas Big Brother pa Romeon?

Heidi Baci shfaqet në ndejën e organizuar pas Big Brother pa Romeon?

Magazina
Kalo në kategori