LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Garner tregon anën e saj të butë me një burrë në karrocë

Jennifer Garner tregon anën e saj të butë me një burrë në karrocë

Jennifer Garner tregon anën e saj të butë teksa ndihmon një të pastrehë këmbëzbathur dhe madje përpiqet t’i heqë këpucët nga këmbët e saj.

Amerikania Garner bëri një gjest prekës për një të pastrehë në rrugët e Los Angeles të dielën.


Aktorja 51-vjeçare u pa duke biseduar me një burrë në një karrige me rrota përpara se t’i ofronte një paketë kujdesi me sende thelbësore, në parkingun e një plazhi në Santa Monica.

Pasi ajo vuri re se ai ishte zbathur, ajo doli nga makina e saj për ta ndihmuar atë të vishte një palë çorape të ngrohta dhe madje u përpoq t’i hiqte këpucët nga këmbët e saj, shkruan Daily Mail.

Foto: Screenshot/Daily Mail

Ylli i “13 Going On 30”, e cila ndau një moment dashurie me ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck, një ditë më parë gjithashtu i ofroi bujarisht atij ushqim dhe disa para.

Në një video të publikuar në media, ajo u pa duke biseduar me fotografin, duke kërkuar t’i blinte vetë këpucë atij pasi të sajat ishin shumë të vogla.

Pasi fotografi refuzoi pagesën dhe i ofroi këpucët e tij falas, ai gjithashtu i dha asaj një shumë modeste parash dhe një batanije për t’ia dhënë burrit.

Foto: Screenshot/Daily Mail

Garner më pas u dëgjua në video duke i kërkuar që ta ndihmonte të ndryshonte rrobat e të pastrehit, për t’i veshur atij kompletin e ri.

Në video, ajo u pa gjithashtu duke ia treguar atij sendet në çantën e paketuar me kujdes dhe duke hapur një pako me ushqim para se t’ia jepte atij.

Nëna e tre fëmijëve duket se po shijonte një shëtitje në plazh dhe ishte rrugës për t’u kthyer në shtëpi, kur ndaloi për të ndihmuar burrin.

Ajo u pa e veshur me veshje të zakontë stërvitjeje, me një bluzë të bardhë, dollake të errëta me një palë atlete me ngjyrë të kaltër të çelët, të cilat me sa duket kishin përmasa shumë të vogla për burrin në karrocë, por ajo i kishte hequr nga këmbët e saj për të parë nëse mund të ishin madhësia e duhur.

Aktorja e dashur dhe fituese e çmimeve të shumta, për më shumë se një dekadë ka punuar me “Save the Children” një organizatë jofitimprurëse globale e dedikuar për shëndetin, edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori