LAJMI I FUNDIT:

Jenna Dewan bëhet nënë për herë të dytë

Jenna Dewan bëhet nënë për herë të dytë
Jenna Dewan (Foto: Instagram)

Aktorja e popullarizuar amerikane, Jenna Dewan, është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë dhe fëmijën e parë me të fejuarin e saj, Steve Kazee.


Njoftimin për fansat e ka bërë me anë të rrjeteve sociale, duke publikuar kështu një fotografi të foshnjës në Instagram.

“Dhe kështu, zemrat tona shpërthejnë në amshim dhe përtej”, ka shkruar ajo. Mirë se vjen në botë, o engjëll i vogël. Callum Michael Rebel Kazee 3/6/20″, ka shkruar ndër të tjerash 39-vjeçarja.

Të gjitha lajmet nga Jenna Dewan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jenna Dewan

E njëjta ka një vajzë të quajtur Everly Tatum nga martesa e parë me aktorin e mirënjohur Channing Tatum, me të cilin është ndarë para dy vitesh.

Të njëjtit u takuan në vitin 2006 gjatë xhirimeve të filmit “Step Up” dhe u dashuruan në setin e filmit, ndërkaq u martuan në vitin 2009.

Në anën tjetër, Kazee raportohet se për gjashtë vite radhazi ka qenë duke u takuar me aktoren amerikane, Megan Hilty. /Telegrafi/