LAJMI I FUNDIT:

“Je budalla dhe skizofren, po të vish do të ketë luftë”, tifozët e Ajaxit kërcënojnë legjendën e klubit

“Je budalla dhe skizofren, po të vish do të ketë luftë”, tifozët e Ajaxit kërcënojnë legjendën e klubit

Anëtarët e grupit ultras të tifozëve të Ajaxit “F-Side” protestuan kundër kthimit të paralajmëruar të ish-futbollistit Wesley Sneijder në klubin nga Amsterdami dhe i dërguan atij një mesazh paralajmërues.

Ish-reprezentuesi holandez, i cili luajti për skuadrën e Amsterdamit deri në largimin te Real Madridi në vitin 2007, bëri diçka që nuk i ka pëlqyer disa tifozëve vendas, të cilët as nuk duan të dëgjojnë për rikthimin e tij të mundshëm.


Nuk ia falin organizimin e një ndeshje lamtumire në Utrecht para tre vitesh, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjëherë për atë skuadër.

Në mediat holandeze përmendet rikthimi i Snejiderit në klub si trajner në stafin profesional dhe “F-Side”, një bërthamë e fortë tifozësh, në një deklaratë në Instagram njoftoi se ardhja e mundshme e ish-mesfushorit është absolutisht e padëshirueshme.

View this post on Instagram

A post shared by F-SIDE (@fside)

“Të jemi të qartë tani: Ky budalla nuk është i mirëpritur në klubin tonë. Ne ia kemi bërë të qartë më shumë se tre vjet më parë se ai është persona non grata. Kjo nuk është për disa vite patetike, si dy martesat e tij të dështuara, por përgjithmonë. Wesley, edhe nëse një për qind e të gjitha thashethemeve për rikthimin tuaj në Ajax janë të vërteta, atëherë ju tregoni veten si idiot edhe më shumë. Edhe nëse është e vërtetë, ju jeni skizofren”, kanë shkruar ata.

“F-Side” e konsideron të pakuptueshëm faktin që Ajax po negocion me Sneijderin për t’u bërë pjesë e stafit stërvitor, sidomos duke pasur parasysh marrëdhëniet e këqija mes tifozëve dhe ish-lojtarit.

Tifozët ultras të Ajaxit

“Sigurisht, ka një situatë që ne e dënojmë: ardhjen e këtij bastardi. Trajneri i madh i Ajaxit, Rinus Michels një herë tha: “Futbolli është luftë”. Nëse vjen Sneijder, atëherë do të ketë luftë”, përfunduan tifozët ultras të Ajaxit.

Sneijder luajti për Ajaxin për pesë sezone dhe la gjurmë të thella, por tifozët padyshim nuk do ta falin kurrë që nuk i tha lamtumirë në fanellën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori