LAJMI I FUNDIT:

Jason Momoa tregon tatuazhin e ri në anën e majtë të kokës

Jason Momoa tregon tatuazhin e ri në anën e majtë të kokës

Aktori i njohur, Jason Momoa të mërkurën (14 shtator) tregoi një tatuazh të ri që bëri në anën e majtë të kokës.

Ylli i “Aquaman”, 43 vjeç, publikoi një video në Instagram teksa përgatitej të hipte në një avion ndërsa mbante një kapelë në kokë, bluz të bardhë dhe pantallona gri.

“Hawaiian Airlines – krenare që jam nga Hawai, krenare që udhëtoj me Hawaiian Airlines, pjesa më e mirë është se më në fund shkon përsëri në Zelandën e Re. Kanë kaluar si dy vjet që nuk kanë mundur të largohen për shkak të COVID-19”, ka shkruar aktori në mbishkrim.

Tutje në video, aktori vazhdoj të tregonte tatuazhin e ri që kishte realizuar në njërën pjesë të kokës.

“Hawai të dua për këtë dhe kam diçka të veçantë për ty”, tha aktori dhe në këtë moment ai hoqi kapelën e tij për të treguar një tatuazh që kishte bërë në anën e majtë të kokës.

“Po vjen shefi i luftës, zemër”, tha Momoa, pasi tregoi tatuazhin e ri.

“Ai bëri tatuazh kokën dhe qafën. Është një pjesë e madhe, është e lidhur me rrënjët dhe kulturën e tij Hawaiane”, tha një përfaqësues i aktorit për “Just Jared”.

Aktori i “Dune” në fillim të këtij muaji preu një sasi të konsiderueshme flokësh për të rritur ndërgjegjësimin kundër plastikës njëpërdorimëshe.

“Po i rruaj flokët, po e bëj për shkak të plastikës njëpërdorimëshe – jam lodhur nga këto shishe plastike, duhet të ndalojmë. Pirunët e plastikës, gjithë ato gjëra”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori