Përfaqësuesja e Japonisë dhe Senegalit u ndan me një barazim 2-2 në ndeshjen kryesore të Grupit H në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Senegalezët ishin për një nuancë më të mirë, por ishte një lojë e bukur me raste nga të dy anët.

Goli i parë në takim u shënua nga Sadio Mane në minutën e 11-të, ndërsa rezultati u barazua nga Takashi Inui (34′) pas asistimit nga Yuto Nagatomo.

Sadio Mane duke fesutar golin e parë në takim (Foto: Getty Images )

Senegalezët rikthyen epërsinë me anë të Moussa Wague në minutën e 71-të.

Festa e Moussa Wague pas golit ndaj Japonisë (Foto: Getty Images)

Por, rezultati u barazua nga Keisuke Honda në minutën e 78-të pas asistimit nga Inui.

Të dy skuadrat tentuan deri në fund të shënojnë gola, por rrjetet nuk u tundën nga asnjëra anë.

Keisuke Honda duke festuar golin e barazimit se bashku me Yuto Nagatomon (Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi Senegali dhe Japonia vazhdojnë me katër pikë, kurse në ndeshjen e fundit në grup Senegali luan ndaj Kolumbisë, kurse Japonia kundër Polonisë. /Telegrafi/