LAJMI I FUNDIT:

Januzaj kërkon të shitet nga United

Januzaj kërkon të shitet nga United

Adnan Januzaj u ka kërkuar drejtuesve të Manchester United që ta shesin kartonin e tij.

Futbollisti 21 vjeçar ishte një prej lojtarëve që Jose Mourinho takoi të enjten dhe u tha që të kërkonin një skuadër ku të huazoheshin në mënyrë që të luanin më rregullisht.

Por futbollisti, padyshim i këshilluar nga menaxheri i tij, ka vendosur që të shkëputet përfundimisht nga Mancheser United, i ndërgjegjshëm se nën drejtimin e Murinjos, vështirë se do të gjejë ndonjë herë hapësira te “djajtë e kuq”.


Sipas “Daily Mail”, ai as që do të marrë mundimin të provojë vlerat e tij para trajnerit portugez, por ka kërkuar që ta shesin përfundimisht kartonin e tij. Në bazë të informacionit të së përditshmes britanike, Januzaj po ndiqet me interes nga Sandërlend, Everton, Milan, PSG dhe Ajaks.

“Djajtë e kuq” duket se i kanë kthyer një përgjigje pozitive, thjesht presin ofertat për futbollistin i cili kishte një të ardhme shumë premtuese por që deri tani është përshkruar kudo që ka shkuar si një personazh problematik.

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori