LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Kartelat për transport të mos hidhen, por të mbushen

Janushev: Kartelat për transport të mos hidhen, por të mbushen

Drejtori i NTP Shkup, Igor Janushev sot në konferencë për shtyp ka bërë thirrje deri te qytetarët që të mos i hedhin kartelat jo të personalizuara, por t’i mbushin. Rezervë të kartelave ka dhe çdo ditë shpërndahen nga disa herë në ditë te të gjitha vendet e shitjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në vitin 2016 janë shitur diçka më shumë se 33.020 kartela jo të personalizuara. Në bazë të kësaj shitje, janë bërë parashtresa dhe analiza se kartela të gatshme duhet të kemi për vitin 2017, ku i kemi përfshirë edhe transportuesit privat. Për këtë qëllim janë përgatitur më shumë se 150 mijë kartela, prej tyre 30 mijë janë shitur vetëm në tre ditët e para të janarit, ndërsa deri në fund të javës së parë gjatë këtij muaji, janë shitur 80 mijë kartela. Në konkludim me ditën e djeshme, kemi shitur rreth 140 mijë kartela’, tha Igor Janushev, njofton AIM.


Kartelat jo të personalizuara për herë të parë janë lëshuar në përdorim në fillimin e vitit 2016, shtoi ai. /Telegrafi/