LAJMI I FUNDIT:

Janë kualifikuar 19 shtete për Kampionatin Botëror, kanë mbetur edhe 13 vende të lira (Foto)

Janë kualifikuar 19 shtete për Kampionatin Botëror, kanë mbetur edhe 13 vende të lira (Foto)

Franca dhe Portugalia janë dy përfaqësueset më të reja që janë kualifikuar për në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Në këtë mënyrë, numri i kombëtareve që tashmë janë konfirmuar si pjesëmarrëse në turneun e madh të vitit të ardhshëm është ngritur në 19-të.

Franca siguron kualifikimin, Holanda jashtë Botërorit (Video)
Lexo po ashtu Franca siguron kualifikimin, Holanda jashtë Botërorit (Video)

Rusia, Brazili, Irani, Japonia, Meksika, Kosta Rika, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Gjermania, Anglia, Spanja, Nigeria, Belgjika, Polonia, Egjipti, Islanda, Serbia, Portugalia dhe Franca – janë përfaqësueset që e kanë siguruar kualifikimin.

Kombëtaret e kualifikuara deri më tani (Squawka)

Në Kampionatin Botëror marrin pjesë 32 kombëtare, ashtu që kanë mbetur edhe 13 vende që duhet të plotësohen nga skuadrat që janë akoma në garë.

Janë disa përfaqësuese të mëdha që akoma nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Rusi. Italia dhe Argjentina janë dy kombëtaret më të mëdha që ende nuk janë shkruar në këtë listë.

Azzurrët do ta kërkojnë kualifikimin me anë të ‘play-offit’ në zonën evropiane, së bashku me ekipe si Kroacia, Zvicra dhe Danimarka – që për kundërshtarë mund të kenë ekipe si Suedia, Irlanda, Irlanda e Veriut dhe Greqia.

Lionel Messi me bashkëlojtarë nuk e kanë siguruar kualifikimin (Quinn Rooney/Getty Images)

Në një pozitë aspak të mirë në zonën e Amerikës Jugore ndodhet Argjentina. Përkundër yjeve në skuadër si Lionel Messi, Paulo Dybala, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain e Mauro Icardi, kjo kombëtare nuk e ka siguruar kualifikimin.

Portugalia nënshtron Zvicrën dhe kualifikohet në Kampionatin Botëror (Video)
Lexo po ashtu Portugalia nënshtron Zvicrën dhe kualifikohet në Kampionatin Botëror (Video)

Kili dhe Kolumbia janë dy përfaqësueset tjera që ende nuk e kanë siguruar kualifikimin e tyre. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë ndeshjet e radhës që do t’i zhvillojnë këto kombëtare që natyrisht se çdokush do t’i dëshironte në Rusi. /Telegrafi/

Argjentina, Kolumbia dhe Kili do të bëjnë çmos që të jenë në Rusi (Squawka)

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori