LAJMI I FUNDIT:

Jan Oblak në radarin e Liverpoolit

Jan Oblak në radarin e Liverpoolit

Liverpool ka humbur një nga “diamantët” më të ҫmuar të skuadrës. Por, paratë e siguruara nga shitja në “ankandin” e “Anfield Road” të Philippe Coutinhos nuk e dëmtojnë ekipin e “Të Kuqve”.

Nga 145 milionë  eurot e fituara nga shitja e sulmuesit brazilian mund të shërbejnë për riparime të nevojshme në formacionin e Liverpool. Një nga problemet më shqetësuese për Klopp është besimi te një gardian i aftë.


Belgu Simon Mignolet nuk mund të justifikojë më besimin e gjermanit Klopp. Sipas “The Independent”, drejtuesit e klubit të “Anfield Road” po synojnë t’i japin fund një herë e përgjithmonë çështjes së portierit.

Dy emrat më të vlerësuar janë slloveni Jan Oblak i Atletico Madrid dhe braziliani Alisson i Romës. Por, Oblak bind më tepër drejtuesit e Liverpool falë nivelit të arritur gjatë viteve te “Los Colchoneros”.

Nëse numri 1 i portës së Sllovenisë firmos për “Të Kuqtë”, ai bëhet portieri më i kushtueshëm në historinë e futbollit. Klauzola e largimit të tij nga kryeqyteti spanjoll është 100 milionë funte.

Kurse në mesfushë opsioni më i mirë për të marrë stafetën e Coutinhos është lojtari francez i Monacos, Thomas Lemar, por lojtari ka hyrë në bisedime me Leicesterin për të qenë një alternativë rezervë e yllit algjerian Ryad Mahrez. /eds/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori