LAJMI I FUNDIT:

“A jam i pushuar nga puna?”, pasi nuk mori përgjigje nga firma punonjësi i Twitterit e pyeti Muskun përmes platformës – kjo ishte përgjigjja që mori

“A jam i pushuar nga puna?”, pasi nuk mori përgjigje nga firma punonjësi i Twitterit e pyeti Muskun përmes platformës – kjo ishte përgjigjja që mori

Një punonjës i Twitter pyeti shefin ekzekutiv Elon Musk përmes platformës nëse ishte pushuar nga puna, mirëpo përgjigjja që mori nga shefi ishte epike.

Në një postim në Twitter, Halli Thorleifssen tha: “Drejtori i juaj i Burimeve Njerëzore nuk ishte në gjendje ta konfirmojë nëse jam i punësuar apo jo”.


Musk iu përgjigj duke e pyetur: “Çfarë pune keni bërë?”

Thorleifsson i tha BBC-s se nëntë ditë pasi u bllokua nga llogaritë e Twitter, ai nuk e dinte nëse ishte shkarkuar apo jo.

Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjes me Musk, të cilat dukeshin si një intervistë e drejtpërdrejtë pune, Thorleifsson tha se mori një e-mail që konfirmonte se ishte shkarkuar.

Thorleifsson, 45-vjeçar, ishte një drejtor i lartë në dizajnimin e produkteve për Twitter. Ai i tha BBC-s se paqartësia rreth punës së tij ishte “e çuditshme” dhe “jashtëzakonisht stresuese”.

“E hapa kompjuterin tim të dielën në mëngjes nëntë ditë më parë dhe pashë që ekrani ishte gri dhe i kyçur, që tregon se isha bllokuar nga llogaritë e mia në Twitter”, tha ai.

“Pasi kaluan disa ditë fillova të kontaktoj me njerëzit, duke përfshirë Muskun dhe kreun e Burimeve Njerëzore për të pyetur për situatën time.

“Kreu i Burimeve Njerëzore më ka dërguar dy herë e-mail dhe nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet nëse jam apo jo punonjës në Twitter”.

I frustruar ai pyeti shefin e tij ekzekutiv përmes postimit në Twitter.

“Ndoshta nëse shumë njerëz do ta bënin retweet në Twitter, ju do të më përgjigjeni këtu”, tha Thorleifsson.

Musk më pas iu përgjigj se çfarë pune kishte bërë ai në kompani.

Pas disa pyetjeve vijuese, Thorleifsson dha një listë të gjërave që kishte bërë në kompani. Në fund Musk iu përgjigj me dy imazhe të emoj-it duke qeshur.

Menjëherë pas atij shkëmbimi bisedor, Thorleifsson tha se departamenti i Burimeve Njerëzore të Twitter-it e kishte kontaktuar dhe tha se ai ishte shkarkuar.

Sipërmarrësi me bazë në Islandë e kishte shitur kompaninë e tij, Ueno, një agjenci kreative dizajni, në Twitter në fillim të vitit 2021 – pasi themeloi firmën në Reykjavik në vitin 2014.

Si pjesë e blerjes ai u bë një punonjës me kohë të plotë në Twitter. /Telegrafi/