LAJMI I FUNDIT:

“Jam krenar me veten” – 50 Cent fitoi miliona duke pranuar pagesa me Bitcoin për albumin e vitit 2014 (Foto)

“Jam krenar me veten” – 50 Cent fitoi miliona duke pranuar pagesa me Bitcoin për albumin e vitit 2014 (Foto)

50 Cent nuk është vetëm reper, por edhe një biznesmen i jashtëzakonshëm dhe këtë afinitet ai e ka treguar sërish.

50 Cent bëri biznes në mënyrën më të mirë të mundshme duke marrë një prej vendimeve më të mira katër vjet më parë – krejt falë Bitcoinit.

Sytë kah fitimet: Rreziku i 50 Cent në vitin 2014 u shpagua, pasi tashmë këngëtari ka fituar përafërsisht shtatë milionë dollarë nga shitjet e albumit prej rreth 400 mijë dollarëve, krejt falë rritjes së Bitcoin.

Reperi 42 vjeçar pranoi pagesa me Bitcoin katër vjet më herët kur lansoi albumin “Animal Ambition” në qershor të vitit 2014, raporton TMZ.

Në atë kohë, reperi emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson ka pranuar fraksione të kritpovalutës së njohur e cila atëkohë vlerësohej 662 dollarë.

Minierë e arit: 50 Cent ka pranuar fraksione të bitave të kriptovalutës Bitcoin për albumin “Animal Ambition”, e cila atë kohë pati vlerë prej 662 dollarësh për një Bitcoin.

Reperi i hitit “In da Club” arriti të fitojë 700 Bitcoina të plotë nga albumi, duke arritur fitime prej 400 mijë dollarë të shitjeve atë kohë.

Në tri vite e gjysmë që prej se është lansuar albumi, vlera e Bitcoinit është shumëfishuar nga 662 dollarë, në dhjetor në 19 mijë dollarë e tash 10 mijë deri 12 mijë dollarë.

Fuqia prej një ylli: Performuesi u shfaq plot stil në premierën e filmit “Den of Thieves” javë më parë në Los Angeles.
Një baba i kujdesshëm: Reperi nga New Yorku u shfaq në premierë me djalin e tij pesë vjeçar, Sire.

Reperi nuk shiti asnjë prej atyre Bitcoinave, që tash kanë një vlerë prej rreth hiç më pak se shtatë milionë dollarë e deri në 8.5 milionë dollarë, pasi kjo kritpovalutë po ndryshon moment pas momenti.

Vet Fifty në një piostim në Instagram të martën u shpreh për këtë lëvizje të tij biznesore, duke shkruar në një seri të postimeve, “Një bitcoin të vogël dikush? LOL. Unë e di se do t’ju bëj të sëmureni, por më falni po i fus në çantë (duke ju referuar të hollave”.

Pa modesti: 50 Cent në Instagram shprehu krenarinë për fitimet dhe investimin e bërë.

Ai shtoi: “Nuk është keq për një djalosh nga South Side, jam shumë krenar me veten”.

Reperi dhe tashmë investitori i famshëm i kriptovalutave pati një përfitim të ngjashëm në vitin 2007, kur fitoi 100 milionë dollaër nga shitja e aksioneve të tij pas mbylljes së VitaminWater e cila u ble nga Coca Cola.

Është një kthesë e madhe kjo në aspektin financiar për reperin, i cili bëri të ditur bankrotin në korrik të vitit 2015 në Connecticut, duke thënë se ai ka pasur 10 milionë dollarë deri 50 milionë dollarë në asete.

Performuesi i “PIMP” ësht ënjë prej fytyarve më të njohura që ka folur hapur për kriptovaluta, teksa të tjerë artistë kanë shprehur interesim për të bërë invetime të ngjashme si Jamie Foxx, Ashton Kutcher, The Game, Paris Hilton, gjithnjë sipas revistës Time.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori