eksperti-banner

Bashkimi Evropian (BE) do të dërgojë në Ukrainë tableta të jodurit të kaliumit që përdoren kundër ekspozimit ndaj rrezatimit në rast të rrjedhjes bërthamore.

Sipas një deklarate nga Komisioni i BE-së, për shkak të zhvillimeve përreth centralit bërthamor në Zaporizhzhia nën kontrollin e Rusisë, qeveria e Ukrainës më 26 gusht i ka kërkuar BE-së tableta të jodurit të kaliumit me qëllim për të rritur masat e parandaluese të sigurisë.


Edhe BE-ja në përgjigje të kësaj kërkese njoftoi se do të dërgohen gjithsej 5,5 milionë tableta të jodurit të kaliumit përfshirë 5 milionë nga rezervat e situatës emergjente në Gjermani dhe 500 mijë nga Austria.

Tabletat përdoren për të parandaluar thithjen nga tiroidet të jodit radioaktiv të gëlltitur ose të thithur, raporton aa.

thumbs b c a4a23bff358ad827c4f4325d73cae8c0

Zaporizhzhia që ndodhet në juglindje të Ukrainës cilësohet si centrali më i madh në Evropë. Centrali ka gjashtë reaktorë bërthamorë, një kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike prej 5.700 megavat-orë dhe plotëson 20 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë.

Rusia mori nën kontroll centralin me operacionin tokësor që zhvilloi më 4 mars. Përreth centralit i cili aktualisht ndodhet nën kontrollin e ushtrisë ruse, po përjetohen sulme ajrore. Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën lidhur me çështjen e këtyre sulmeve.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar që ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të vizitojnë centralin dhe të kryejnë inspektime. Zyrtarët ukrainas dje njoftuan se ekspertët janë nisur drejt centralit.

Edhe administrata e SHBA-së ka vënë në dukje se Rusia ka grumbulluar ushtarë përreth Zaporizhzhias dhe ka kërkuar që të mos pengohet qasje e ekspertëve në rajon. /Telegrafi/