LAJMI I FUNDIT:

Ja reperët që do të performojnë në after-partyn e koncertit të Dua Lipës (Foto)

Ja reperët që do të performojnë në after-partyn e koncertit të Dua Lipës (Foto)

Si ngjarja më e madhe kulturore e këtij viti, koncerti i Dua Lipës po pritet me interesim të madh.

Me të njëjtën eufori, ky koncert është pritur edhe nga artistë më me nam të cilët kanë shprehur dëshirë të performojnë në koncert.


Por, krahas Lyrical Son dhe Mc Kreshës, në tjetër reper është zgjedhur për festën pas koncertit, transmeton Prive.al.

Bëhet fjalë për Noizyn i cili këtë performancë nuk e ka përfshirë në agjendën super të ngjeshur të muajit Gusht por e cila është zbuluar nga Gjini, vëllai i vogël i Duas që është shfaqur përkrah reperit.

‘Një foto me mikun tim, Noizyn. Mezi pres ta dëgjoj LIVE në after-partyn e organizuar nga Republika. Noizy do bëj ca zhurmë’ – është shprehur Gjini në foto.

13735880-1060208200722112-418415223-n_1470650355-1904182