LAJMI I FUNDIT:

Ja pse në jetën e vërtetë Gylseren dhe Xhihan urrehen!

Ja pse në jetën e vërtetë Gylseren dhe Xhihan urrehen!

Në skenar Gylseren dhe Xhihani dashurojnë njëri-tjetrin më shumë se këdo, por sapo kamerat fiken, aktorja Nyrgyl Jeshilçaj dhe Erkan Petekaja janë në luftë të hapur. Një prej aktoreve më të famshme të ekranit turk, Nyrgyl papritur vendosi që të largohet nga “Fate të kryqëzuara” në serinë e 50-të, duke shtyrë skenaristin që të sajonte një vdekje të saj.

Nyrgyl, në një intervistë përpara disa ditësh për gazetaren e famshme turke Ayse Arman, akuzoi Erkanin për fyerje dhe tha se në një skenë, që sipas skenarit, kërkohej që çifti të puthej, partneri e kishte refuzuar duke i thënë Nyrgylit: “Ti këtë po prisje, je gjithmonë gati për kështu skenash.”

Pas kësaj, pati një debat të nxehtë midis Erkanit dhe Nyrgylit, duke shtyrë këtë të fundit që të largohej nga seriali. Erkani ka vijuar duke deklaruar se ajo është një vajzë e lehtë dhe se “Nëse unë do të thoja të vërtetën, do të tundej dheu.”


Në Turqi, Nyrgyl konsiderohet si një prej aktoreve më të mira televizive, por gjithashtu njihet për natyrën e saj të lirë dhe për qëndrimet e saj anti-maskiliste, raporton Revista Anabel.

Erkani nga ana tjetër, ka qenë edhe herë të tjera në media për deklarata përçmuese ndaj aktoreve femra, siç ndodhi gjatë xhirimeve të filmit të tij të fundit “Oyle bir gecer zaman ki”. Ai është i famshëm për karakterin e tij problematik dhe ka pasur sherre deri në rrahje.

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori