LAJMI I FUNDIT:

BE-ja i jep fund ndryshimit të orës në tetor të vitit 2019

BE-ja i jep fund ndryshimit të orës në tetor të vitit 2019

Bashkimi Evropian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Megjithëse një vendim i shumëpritur dhe i votuar nga shumë shtetas evropianë në një sondazh të pak muajve më parë, ekziston ende frika se Evropa mund të përfshihet nga kaosi i zonave të ndryshme orare.

Komisionerja evropiane për Transportin, Violeta Bulc, njoftoi se BE-ja do të ndalet së ndryshuari akrepat e orës në mbarë kontinentin në tetor të vitit 2019. Praktika, e cila synonte të kursente energji që prej kohës së Luftrave Botërore dhe krizës së naftës së viteve 1970, u bë ligj anembanë bllokut në vitin 1996.

Të gjitha vendet e BE-së duhej të avanconin me 60 minuta akrepat në të dielën e fundit të marsit, e më pas të kthenin 60 minuta më herët të dielën e fundit të tetorit.

Tashmë, Bulc ka thënë se shtetet anëtare kanë kohë deri në prill të vitit 2019 për të vendosur nëse do të qëndrojnë përfundimisht me orarin e marsit apo të tetorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori