LAJMI I FUNDIT:

Ja cilët borxhlinj gjenden në listën e dhjetë të DAP-it

Ja cilët borxhlinj gjenden në listën e dhjetë të DAP-it

Drejtoria për të Ardhura Publike ka publikuar listën e debitorëve me numër 10/2016 për borxhet deri më 30 qershor 2016 dhe të papaguara deri më 30 shtator të vitit 2016 në lidhje me TVSH, tatime mbi të ardhurat personale, kontributet për sigurimin e detyrueshëm shoqëror, akciza dhe detyrat.

Borxhlinjë janë Pyjet e Maqedonisë, kompanitë publike nga qytete të ndryshme, kompanitë private dhe të tjerët. Në shumicën e listës ka subjekte që janë të përsëritura dhe të cilët nuk kanë paguar borxhet e tyre në DAP.

Bëhet fjalë për borxhe më të larta se 120.000 denarë për individ dhe pronarë të vetëm dhe më të lartë se 300.000 mijë denarë për persona juridik.

Lista e debitorëve është publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë për të ardhura publike, në përputhje me nenin 9 të Ligjit për Procedurat Tatimore. DAP pa pëlqimin e tatimpaguesit në faqen e saj mund të publikojë të dhëna për shkak të korrigjimit të informacionit të pasaktë të publikuara në Listën e borxhlinjve. /Telegrafi/