Më shumë se 250 mijë sirianë e kanë humbur jetën gjatë një konflikti pothuajse katër vjeçar në Siri.

Konflikti kishte filluar me protestat kundër qeverisë së Bashar Al-Assadit për të eskaluar më pas në një luftë civile të fuqishme.


Gjithashtu, më shumë se njëmbëdhjetë milionë të tjerë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit ndërmjet atyre që e përkrahin Bashar Al-Assadin dhe atyre që e kundërshtojnë atë, të njohur si militantë xhihadistë nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Komisioni i OKB-së për hetime ka gjetur prova se të gjithë pjesëmarrësit e konfliktit kanë kryer krime lufte duke përfshirë vrasjen, dhunimin, torturën dhe zhdukjen e qëllimshme.

Ata gjithashtu, duhet të akuzohen edhe për vuajtjet e civilëve për shkak të bllokimit të ushqimit, ujit dhe shërbimeve tjera shëndetësore.

Më shumë se 4.5 milionë njerëz janë detyruar ta braktisin Sirinë që nga fillimi i konfliktit, shumica gra dhe fëmijë.

Kjo njëkohësisht njihet si zhvendosja më e madhe në histori. 10% e refugjatëve sirianë kanë gjetur strehim në Evropë.

Përveç viktimave në njerëz dhe vuajtjeve tjera, në fotografitë e mëposhtme mund të shihni se lufta në Siri ka bërë edhe më shumë se kaq.

Kjo luftë ka shkatërruar Sirinë duke e kthyer atë shumë vite prapa.

14

13

12

11

10

9

8

7

6

5

4

3

2

1