J.Lo në rrjetet sociale sjell imazhe me linja trupore për zili, por në realitet duket krejtësisht ndryshe


Diva latine shpesh publikon fotografi në rrjetet sociale teksa ekspozon linjat seksi trupore, por në të vërtetë gjërat nuk duken perfekte.
Jennifer Lopez u fotografua në plazh gjatë një pushimeve romantike në Bahamas, ku i kishte propozuar për martesë i dashuri, Alex Rodriguez.
Pas këtyre fotografive të bukuroshes në kostum banje, shumë prej tyre kanë arritur në përfundimin se ajo në të vërtetë zbukuron fotot e saj për Instagram.
Edhe pse kështu duket e bukur, por janë të pakrahasueshme imazhet që sjell në rrjetet sociale me ato që i bëjnë paparacitë.
Theksojmë se bukuroshja tashmë është në përgatitje e sipër të dasmës me ish-sportistin dhe mendohet se ajo do të realizohet gjatë këtij viti.
Ndryshe, 49-vjeçarja është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore si dhe të kinematografisë. /Telegrafi/














































