Poezi nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj
Izrael, dhe ju që e quani veten Izrael,
po ashtu edhe Kisha që e quan veten Izrael, dhe
revolta që e quan veten Izrael, dhe çdo komb
që është zgjedhur të bëhet komb – asnjëra prej
këtyre tokave s’është juaja, të gjithë ju jeni hajdutë
të shenjtërisë, të gjithë ju që jeni në luftë me Mëshirën.
Kush do ta thotë këtë? A do ta thotë Amerika,
Ne e kemi vjedhur atë, ose Franca është tërhequr?
A do të rrëfehet Rusia, apo do ta pranojë Polonia?
Ne kemi mëkatuar? Të gjithë që janë kapardisur në
kallumet e fatit, të gjithë që janë kacagjeluar në imunitetin
e besëtytënisë. Ishmael, i cili qe shpëtuar në shkretëtirë,
dhe që u strehua në shkretëtirë, dhe njëfarë thesari vdekjeprurës
nën ju: A ju ka bërë Mëshira më të mençur? Do të deklarojë Ishmael,
Jemi në borxh përgjithmonë? Prandaj tokat nuk i takojnë asnjërit
nga ju, kufijt nuk qëndrojnë, Ligji kurrë nuk do t’i shërbejë të paligjshmëve.
Secilit komb toka i është dhënë me kusht. E perceptuat a s’e perceptuat,
ekziston njëfarë Premtimi, përtej kushtetutës, përtej garancisë
së sovranitetit, përtej ëndrrave më të dashura të kombit mbi
vetveten. Premtimi është shkelur, kushti është çnderuar,
nuk e keni vërejtur se toka është përdhosur? Ju nuk keni vend,
do të bredhni nëpërmes vetes suaj nga brezi në brez pa kurrfarë
filli. Kështu që ju sundoni mbi kaos, ju i ngreni flamujt tuaj pa autoritet,
ndërsa zemra e cila ende rrah ju urren, edhe ajo që ka mbetur
nga Mëshira ka turp t’ju shikoj. Ju shkatërroni prapa
blindave tuaja të brishta, grahmat tuaja ju alarmojnë,
paniku juaj godet dashurinë. Toka nuk është e juaja, toka është rikthyer,
shenjtëroret tuaja fluturojnë në hava, tabelat tuaja janë
korrektuar me ngut, ndërsa ju përkuleni në ferr pranë torturuesve tuaj të paguar,
e ju ende i numëroni batalionet dhe i kakarisni këngët e marshit tuaj.
Armiku juaj i drejtë po dëgjon. Ai i dëgjon himnet tuaja plot gjak dhe kotësi,
edhe fëmijët tuaj që këndojnë sall për vete. Ai e ka përmbysur makinën e
çështjes kombëtare, ai e ka flakur ngarkesën e çmuar, dhe secilin komb
ai e ka rikthyer. Ngase kapardiheni me kohën e juaj të shkurtër.
Ngase nuk përlesheni me engjëllin tuaj. Ngase ju guxoni të jetoni pa Zotin tuaj.
Ngase qyqarllëku juaj ju ka bërë të besoni se ngadhnjimtari nuk çalon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

Tezat e një amerikani, për islamizimin e shqiptarëve

A ishte me të vërtetë Ingmar Bergmani nazist?

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

FALENDERIM

KOSTUMI

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë