LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Maqedonia me kapacitete demokratike filloriste, më rezultate minore në shume sfera!

Ivanov: Maqedonia me kapacitete demokratike filloriste, më rezultate minore në shume sfera!

Mijëra njerëz shtyheshin afër skendës që të dëgjojnë se po lind pavarësia për shtetin e tyre, kujton për DW në gjuhën maqedonase Zoran Ivanov, kryeredaktor i Radio Shkupit, më 1991, që ishte ndër faktorët më të rëndësishëm për ndryshimet.

“25 vjet pavarësi: nga skepticizmi, nëpërmes euforisë deri te dëshpërimi. Kështu shkurt, në tre fjalë kundërthënëse, do ta kisha përshkruaj ndjenjën për Maqedoninë në çerek shekullin e saj”, tha gazetari Zoran Ivanov.


Në kohën e shpalljes së pavarësisë Radioja ishte e hapur për qytetarët. Brenda ditës nëpërmes programeve të hapura, nëpërmes telefonit në etër drejtëpërsëdrejti u lidhnin edhe nga 300 qytetarë, për t’i shprehur qëndrimet e tyre, transmeton Portalb.

DW: Ku gjendet sot Maqedonia, pas 25 vjetëve?

“Gjithsesi, ka rezultate. Institucionalisht Maqedonia është e pavarur. Por ende si fillorist, me kapacitete demokratike filloriste, më rezultate minore në shume sfera, me vetëdije të ulët shtetërore, pa kulturë politike, pa rezistencë ndaj devijimeve politike, me mendësi klientaliste, me shprehi korruptive, , nepotizëm, partizim të institucioneve, shpërngulje të të rinjve, … me 2-3 fjalë, me shoqëri që po e dëmton shtetësinë. Kriza u stërzgjatë, përgjimet treguan fytyrën e vërtetë të pshtetarëve. Apatia në shoqëri u bë kategori dominante në shoqëri”, është përgjigjur Ivanov. /Telegrafi/