Ivan Perisic i pabesueshëm, barazon rekordin e madh të Messit në Kupën e Botës


Ivan Perisic shënoi për t'i dhënë Kroacisë epërsinë kundër Portugalisë në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës, por kroatët në fund humbën 2-1 dhe u eliminuan nga turneu.
Goli i tij në minutën e 53-të, megjithatë, shënoi një moment të rëndësishëm personal. Perisic tani ka shënuar në katër Kupa Bote të ndryshme, dhe me asistimin e tij kundër Anglisë më herët në këtë turne, ai tashmë ka regjistruar një asistim në katër Kupa Bote të ndryshme.
37-vjeçari kroat është bërë lojtari i vetëm, së bashku me Lionel Messin, që ka shënuar dhe asistuar në katër Kupa të Botës të ndryshme. Perisic ka shënuar të paktën një gol dhe ka dhënë të paktën një asistim në ‘Brazil 2014’, ‘Rusi 2018’, ‘Katar 2022’ dhe këtë Kupë Bote në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Jogadores com pelo menos 1G+1A em 4 edições de Copa do Mundo diferentes:
🇦🇷 - Lionel Messi
🇭🇷 - Ivan Perišić 🆕 pic.twitter.com/MPa84St1os
— Sofascore Brasil (@SofascoreBR) July 3, 2026
Kompanitë e statistikave njoftuan pas ndeshjes kundër Anglisë se Perisic është vetëm lojtari i dytë, pas Messit, që ka asistuar në katër Kupa të Botës të ndryshme.
Goli kundër Portugalisë ishte i shtati i tij në Kupën e Botës. Ai e kaloi Davor Suker, i cili shënoi gjashtë herë për Kroacinë në Kupën e Botës, dhe u bë golashënuesi kryesor kroat në historinë e garës.
¡¡¡ LEGENDARIO !!!
Perišić entra en el OLIMPO de la Copa del Mundo: es el SEGUNDO jugador con algún gol y alguna asistencia en CUATRO Mundiales diferentes.
Están él y Messi. Y nadie más. pic.twitter.com/b0cs99MdiP
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) July 3, 2026
Përpara këtij turneu, Perisic kishte shënuar gjashtë gola në Kupën e Botës: dy në Brazil, tre në Rusi dhe një në Katar.
Në katër Kupa Bote, Perisioc ka grumbulluar shtatë gola dhe gjashtë asistime, ose 13 përfshirje të drejtpërdrejta në golat e kroatëve. Performanca e tij në Katar, ku ai shënoi një gol dhe tre asistime, është veçanërisht e rëndësishme, dhe FIFA më pas e renditi atë midis asistuesve më të mirë të turneut. /Telegrafi/














































