LAJMI I FUNDIT:

Istogu mposht Vëllaznimin, kualifikohet në finale të Kupës së Ligës së Parë

Istogu mposht Vëllaznimin, kualifikohet në finale të Kupës së Ligës së Parë
(Foto: basketbolli.com)

Istogu ka mundur Vëllaznimin me rezultat 75-74 (20:15, 25:18, 20:22, 10:19), duke u kualifikuar në finale të Kupës së Ligës së Parë.

Çereku i parë ishte interesant, ku istogasit për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë me shifrat 20:15.


Istogasit kanë vazhduar me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, ku më e larta ishte 18 pikë, 37:19, por kuqezinjtë ngushtuan shifrat, ndërsa pjesa e parë me rezultat 45-33.

Skuadra nga Istogu sërish u shkëput në rezultat 56:39, ndërsa skuadra nga Gjakova sërish afron rezultatin në 65:55, sa ishin shifrat pas 30 minutash. Në dhjetë e minutat e fundit u zhvillua dramë e vërtetë.

Liderët e Ligës së Parë afrojnë shifrat minimalisht në 73:72, duke e bërë sfidën shumë interesante, e më pas edhe në 75-74, duke pasur aksionin e fundit, që nuk e realizuan me sukses dhe Istogu u kualifikua në finale ku e pret fituesin e ndeshjes New Basket-Vushtrria, që zhvillohet nesër nga ora 14:00.

Te Istogu u dalluan Sam Taylor me 16 pikë, tetë kërcime dhe nëntë asistime, Dardan Maxharraj me 15 pikë dhe Shndrit Llapi me 14, kurse te Vëllaznimi u dalluan Bardh Rexha me 15 pikë e 19 kërcime, Atik Koshi me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Besnik Azemi me 17 pikë e nëntë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori