Ishte në prag të kalimit te Milani, ylli i Bayern Munichut tani po e konsideron Juventusin

Kaosi te Milani po bën që të mos mund të zhvillohen negociata për transferime dhe, sipas raportimeve, klubi rrezikon ta humbasë Leon Goretzkën, i cili mund të përfundojë te Juventusi si lojtar i lirë.
“Rossonerët” aktualisht janë pa trajner, pa drejtor sportiv, pa CEO dhe pa drejtor teknik, pasi të gjithë u shkarkuan njëherësh, një ditë pasi skuadra dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.
Pa askënd në krye, bëhet e pamundur të negociohet për lojtarë të rinj, e jo më të dihet se kë duhet të synojë klubi për sezonin e ardhshëm.
Sipas Tuttomercatoweb dhe MilanNews, kjo situatë ka bërë që Goretzka ta rishqyrtojë të ardhmen e tij, pasi ishte raportuar se ishte shumë pranë kalimit te Milani si lojtar i lirë.

31-vjeçari e ka lënë kontratën me Bayern Munich t’i skadojë dhe tashmë është lojtar i lirë, i gatshëm të negociojë hapin e radhës në karrierë.
Me Milanin të bllokuar nga kriza, Juventusi raportohet se po përgatit një ofertë të re për reprezentuesin e Gjermanisë.
Po ashtu, thuhet se ekziston mundësia që Massimiliano Allegri të kërkojë sërish Goretzkën edhe në rast se shkon te Napoli, ndërsa në listën e interesimit janë përmendur edhe Arsenali dhe Olympique Marseille./Telegrafi/



































