LAJMI I FUNDIT:

“Ishte afër shkatërrimit të karrierës së një prej talenteve më të mëdhenj në botë” – Real Madridi largon mjekun kroat pas dëmtimeve të Arda Guler

“Ishte afër shkatërrimit të karrierës së një prej talenteve më të mëdhenj në botë” – Real Madridi largon mjekun kroat pas dëmtimeve të Arda Guler

Niko Mihic është kryemjeku i Real Madridit që nga viti 2017, ndërsa Marca shkruan se Real Madridi e shkarkoi për shkak të problemeve të mëdha me dëmtimet e të riut turk Arda Güler.

Spanjollët shtojnë se lojtarët e Real Madridit kanë pasur probleme me lëndimet në sezonet e kaluara dhe për këtë arsye Mihic është shkarkuar.


Shumë mjekë të Realit punuan nën drejtimin e Mihic, por pas dëmtimit të ri të Gulerit, pati një ndarje.

Gjatë stërvitjes së parë në Los Angeles, Arda pati probleme me meniskun. Ai stërviti veçmas dhe klubi vendosi t’u besonte trajtimeve konservatore të prezantuara nga mjeku kroat.

Ai i siguroi të gjithë se Arda mund të luante në El Clasico në Dallas, por në fakt një mundësi e tillë nuk ka ekzistuar kurrë. Lëndimet e Arda Gulerit janë arsyeja kryesore pse Reali e ndërpreu bashkëpunimin me Niko Mihicin.

Lëndimi nuk është asgjë me atë që po kalon Arda Guler - Real Madridi po mundohet me të gjitha forcat ta ndihmojë
Lexo po ashtu Lëndimi nuk është asgjë me atë që po kalon Arda Guler - Real Madridi po mundohet me të gjitha forcat ta ndihmojë

“Asnjë trajtim i vetëm nuk rezultoi i suksesshëm, ishte afër shkatërrimit të karrierës së një prej talenteve më të mëdhenj në botë”, shkruan Relevo.

Doktor Niko Mihic ka mbaruar universitetin në Kanada, ka punuar në SHBA, ka jetuar në Madrid për 23 vjet dhe ka pasur klinikën e tij atje. Ai u soll personalisht në Real nga presidenti i klubit Florentino Perez, i cili ishte mjeku i tij personal për shumë vite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori