LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi nuk është asgjë me atë që po kalon Arda Guler – Real Madridi po mundohet me të gjitha forcat ta ndihmojë

Lëndimi nuk është asgjë me atë që po kalon Arda Guler – Real Madridi po mundohet me të gjitha forcat ta ndihmojë

Real Madridi thuhet se është i shqetësuar për lëndimin e fundit të Arda Guler, raporton Jose Felix i Marca.

Sensacioni turk pësoi një lëndim derisa po bëhej gati të debutonte për Los Blancos. Lëndimi i muskujve e ka penguar atë të bëjë paraqitjen e parë në fanellën e madrilenëve që kur u transferua në afatin kalimtar veror.


Real Madridi është aq i pasigurt për situatën e Gulerit, saqë ata kanë refuzuar të caktojnë një datë kthimi për lojtarin. Klubi dëshiron ta ndihmojë atë të rikuperohet plotësisht përpara se të kthehet në skuadër.

Fenerbahce dhe Guler e dinin për lëndimin në gju - tani Real Madridi ka marrë vendim për turkun
Lexo po ashtu Fenerbahce dhe Guler e dinin për lëndimin në gju - tani Real Madridi ka marrë vendim për turkun

Klubi spanjoll thuhet gjithashtu se po punon ngushtë me lojtarin turk për ta parandaluar atë që të bjerë në depresion derisa të rikuperohet nga lëndimi.

Guler ishte pjesërisht fajtor për fillimin e shpejtë të rikuperimit të tij. Real Madridi më vonë zbuloi se ai nuk e kuptonte plotësisht trupin e tij dhe e detyroi të kthehej në stërvitje vetëm për të pësuar lëndim.

Mesazhi i Ancelottit për Arda Gulerin, pas lëndimit të ri
Lexo po ashtu Mesazhi i Ancelottit për Arda Gulerin, pas lëndimit të ri

Megjithatë, Real Madridi ka besim të plotë te Guler. Klubi beson se 18-vjeçari përfundimisht do të jetë i mirë kur problemet e tij me lëndimet të mbarojnë.

Real Madridi e transferoi Gulerin nga Fernabahce këtë verë për 20 milionë euro. /Telegrafi/