LAJMI I FUNDIT:

Ish-shërbëtori besnik i Princeshës Diana loton nga gëzimi përderisa martohet me mikun e tij homoseksual (Foto)

Ish-shërbëtori besnik i Princeshës Diana loton nga gëzimi përderisa martohet me mikun e tij homoseksual (Foto)

Martesa e tij e parë ishte shënuar nga një telegram dhe plot dhurata nga Pallati i Buckinghamit.

Por këto dhurata nuk mbërritën në martesën e dytë të Paul Burrell, ish-shërbëtor besnik i Princeshës Diana, i cili punoi mbi dy dekada për të me besnikëri.


Foto nga martesa e parë e Paul Burrell (Ish-shërbëtor besnik i Princeshës Diana) me Maria Cosgrove.

Por zotëri Burrell , 58 vjeçar qau me gëzim kur u martua me shpirtin e tij binjak Graham Cooper, në një ceremoni martesore mes dy personave të të njëjtit seks, e cila u mbajt të dielën.

Reagime të shumta për statujën e çuditshme të princeshës Diana mbi kalë! (Foto)
Lexo po ashtu Reagime të shumta për statujën e çuditshme të princeshës Diana mbi kalë! (Foto)

Babai i vetëm i dy fëmijëve pranoi se ishte homoseksual muajin e kaluar, kur edhe tregoi se ishte në lidhje me Z. Cooper.

Ai ishte i martuar më parë me Maria Cosgrove, nëna e dy djemve të tij të rritur, por çifti njoftoi divorcin e tyre vitin e kaluar pasi jetonin ndaras prej vitesh.

Foto nga martesa e dytë e Paul Burrell me Graham Cooper vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte homoseksual.

Mr Burrell pretendonte se Princesha Diana e kishte quajtur atë “gurin e saj të çmuar”, ndërsa lotonte gjatë shkëmbimit të unazave martesore me Cooper-in, një avokat i korporatave, me të cilin u takua dhjetë vite më parë.

I pyetur për dasmën, Burrell u shpreh: “Çdo gjë në lidhje me martesën ka qenë e përsosur, bëhet edhe më e mrekullueshme nga fakti se dy djemtë e mi ishin këtu për të ndarë me ne këtë rast. Nuk kam nevojë ta fsheh lumturinë time tani. Në jetë duhet të jemi të vërtetë, për herë të parë në jetën time, unë jam në gjendje të dal me krenari pranë burrit tim dhe të them “Ky jam unë”. ‘

Paul Burrell përlotet në martesën e tij të dytë me Cooper.

Zotëri Burrell, i cili ka qenë i akuzuar për arketimin e tij në lidhje me Princeshën Diana, ka ruajtur ish-lidhjet e tij mbretërore, të cilët nuk ishin harruar të ftoheshin në ceremoninë e zhvilluar në Liqenin e Qarkut.

Ish i dashuri i Dianës nuk është babai i Princit Harryt
Lexo po ashtu Ish i dashuri i Dianës nuk është babai i Princit Harryt

Ai kishte veshur një xhup me mansheta blu (që Diana ia kishte dhuruar vite më parë), gjithashtu në kokë mbante një kurorë me shkronjën “D”, dhe një medalje që e kishte dhuratë nga Mbretëresha.

Paul Burrell njihet ndryshe edhe si “guri i çmuar” apo “krahu i djathtë” i Princeshës Diana.

Medalja e tij “Royal” i ishte dhënë në vitin 1998 për shërbimin besnik ndaj Princeshës së Uellsit, duke bërë që edhe për veshje të frymëzohet në stilin e vjetër, punuar nga një tartan i mrekullueshëm, i cili gjithashtu nderoi të pranishmit me gjak blu në festën e tij. /Telegrafi/.

Veshja e Paul Burrell me shumë elemente klasike dhe të ngjashme me ato mbretërore, nderoi të pranishmit me gjak blu në dasmën e tij.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori