LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti kroat viziton FFK-në: Ishte kënaqësi ta takoj Vokrrin

Ish-presidenti kroat viziton FFK-në: Ishte kënaqësi ta takoj Vokrrin

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë, nënkryetarin e FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, priti në zyrat e FFK-së ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Duke e falënderuar për këtë vizitë presidenti Vokrri e njohu Mesiç për zhvillimet pas pavarësimit të futbollit të Kosovës që nga viti 1991, si dhe rrugëtimin plotë sakrifica deri në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.


Tutje Vokrri foli edhe për ligat e Kosovës, ekipet përfaqësuese si dhe për strukturën organizative të FFK-së. Gjatë takimit shumë të përzemërt presidenti Vokrri dhe ish-presidenti i Kroacisë, Mesiç evokuan kujtime nga e kaluara.

Pas takimit, para mediave Mesiç u shpreh se“Jam i lumtur që takova sot presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri, i cili me njohu me të gjitha zhvillimet e futbollit të Kosovës. Ju keni luajtur nëpër fusha të improvizuara por vullneti i juaj ka bërë që ju sot keni edhe ekipe përfaqësuese dhe të gjitha të tjerat që i kanë edhe shtetet tjera. Me Vokrri jemi takuar edhe dikur në Beograd, unë në një funksion tjetër, ndërsa ai në një funksion tjetër. Por gjithmonë ishte kënaqësi”.

Ndërkaq, kryetari Vokrri tha“Falënderoj Mesiç për këtë vizitë. Federata e Futbollit e Kroacisë na ka ndihmuar shumë në pranimin tonë në institucionet ndërkombëtare. Sikur që edhe shteti i Kroacisë e ka ndihmuar shumë Kosovën. FFK-ja dhe federata kroate e futbollit kanë marrëdhënie të mira dhe këto vazhdojnë të kultivohen dhe të thellohen gjithnjë e më shumë”.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori