LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Barcelonës, Rosell: Rikthejeni Neymarin, Messi e do në ekip  

Ish-presidenti i Barcelonës, Rosell: Rikthejeni Neymarin, Messi e do në ekip  
Rosell së bashku me Neymarin dhe Messin

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell dëshiron që klubi katalunas të rikthejë superyllin e Paris Saint-Germain, Neymar, përsëri në Camp Nou këtë verë.

Barcelona nënshkroi me brazilianin gjatë mandatit të Rosell si president në vitin 2013, përpara se ai të transferohej te PSG më 2017 në një marrëveshje rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Klubi katalunas është lidhur me një transferim prej 150 milionë eurosh për këtë verë, pasi nuk arriti të sigurojë një marrëveshje më pak se 12 muaj më parë.

Mascherano shpreson që Barcelona të nënshkruajë përsëri me Neymarin
Lexo po ashtu Mascherano shpreson që Barcelona të nënshkruajë përsëri me Neymarin

Rikthimin e yllit brazilian në Camp Nou e ka mbështetur edhe ish-presidenti i Barcelonës, Rosell.

“Nëse do të isha në krye, unë do ta nënshkruaja Neymarin përsëri në Barcelona”, ka thënë fillimisht Rosell në një intervistë me Mundo Deportivo.

Rosell dhe Neymar

“Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë, dhe nuk kam asnjë dyshim që Messi e dëshiron atë përsëri në skuadër”.

“Messi është lojtari më i mirë në histori dhe ai dëshiron që lojtarët më të mirë në krah të tij të fitojnë gjëra”, përfundoi ish-presidenti i Barcës.

Barcelona planifikon t’i ofrojë tre lojtarë për Neymarin
Lexo po ashtu Barcelona planifikon t’i ofrojë tre lojtarë për Neymarin

PSG thuhet se është gati ta shesin Neymarin, nëse Barcelona përmbush çmimin e kërkuar nga ta.

Sidoqoftë, për shkak të presionit financiar të koronavirusit në vazhdim, Barcelona ka një buxhet të zvogëluar transferimi.

Quique Setien mund të ofrojë një shkëmbim ku përfshin tre lojtarë: Jean Clair Todibo, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori