LAJMI I FUNDIT:

Ish-portieri i Argjentinës shpërthen në lot gjatë lidhjes direkte pas vdekjes së Maradonës: Dhemb kaq shumë, një pjesë e jetës time tani nuk jeton më

Ish-portieri i Argjentinës shpërthen në lot gjatë lidhjes direkte pas vdekjes së Maradonës: Dhemb kaq shumë, një pjesë e jetës time tani nuk jeton më

Është njëri nga portierët më të mirë që ka pasur Argjentina ndër vite, por edhe një mik i madh i legjendës tanimë të ndjerë Diego Armando Maradona.

Sergio Goycochea së bashku me Diego Maradonën dhe Claudio Caniggian kishin formuar një treshe fantastike te Argjentina, treshe që ia fute frikën në palcë çdo kundërshtari.


Por ish-portieri i Kombëtares së Argjentinës ka mbetur i tronditur nga vdekja e mikut të tij, aq sa në një intervistë direkte për televizionin kombëtar argjentinas ka shpërthyer në lot.

Goycochea dhe Maradona

Arkivoli me trupin e Maradonës po qëndron në pallatin presidencial në Argjentinë, kur po bëhen edhe homazhet e fundit.

“Herën e fundit këtu, në pallatin presidencial e pash Maradonën në ballkon në vitin 1990, ku atë kohë po festonim nënkampionin botëror me tifozët tanë”.

“Tani jemi përsëri në pallatin presidencial, por për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Dhemb kaq shumë kjo gjë, aq shumë që më dhemb. Këto pamje, këto kujtime”, deklaroi Goycoceha që filloi t’i piknin lotët, por u mundua të ndalet duke pirë pak ujë.

Përkundër që u mundua të qetësohej, një gjëje të tillë nuk ia arriti, pasi ai vazhdoi duke qarë me të madhe për humbjen e mikut të tij.

“Më dhemb sepse është një pjesë e bukur e jetës sime që më nuk jeton”, u përpoq të vazhdonte Goycochea, por që nuk mundte dot nga vaji që e kishte kapluar.

“Më falni, më falni, nuk mundem më”, ishin fjalët e Goycocheas që qante si një fëmijë për humbjen e mikut të tij të madh Maradonës.

Një video emocionuese që është bërë virale në rrjetet sociale, pasi shihet që dashuria e Goycocheas për legjendën Maradona ka qenë shumë e madhe dhe një miqësi që i ka bashkuar pikërisht futbolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori