LAJMI I FUNDIT:

Ish Miss Kosova e ka zemrën, mëlçinë dhe pankreasin në anë të kundërt!

Ish Miss Kosova e ka zemrën, mëlçinë dhe pankreasin në anë të kundërt!

Ish Miss Kosova ka zbuluar një mister në trupin e saj.

Në emisionin e aktorit Fatmir Spahiu në televizionin publik të Kosovës, RTK, Besa Gashi ka pohuar se disa nga organet e saj i ka në anë të kundërt.


“Zemrën, mëlçinë dhe pankreasin i kam në anë të kundërt, mirëpo kjo gjë nuk më pengon asgjë”, ka thënë Besa për emisionin “Natën me Fatmirin”.

Ndryshe, Besa aktualisht është duke u marr me projekte të reja të modës, të cilat pritet që muajve të ardhshëm ti zbulon para adhuruesve të modës. /Telegrafi/