LAJMI I FUNDIT:

Ish-mbrojtësi i francez zbulon prapaskenat: I ofrova Varanen, por Bayerni hezitoi të paguante shumën modeste për të

Ish-mbrojtësi i francez zbulon prapaskenat: I ofrova Varanen, por Bayerni hezitoi të paguante shumën modeste për të
Raphael Varane . (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images for AUDI)

Raphael Varana sot vlerësohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Mbrojtësi francez ka fituar gjithçka në futboll sa i përket klubeve, përfshirë katër Liga të Kampionëve e dy herë titullin e Spanjës me Real Madridin.


Por karriera e Varane ka mundur të jetë krejtësisht ndryshe, nëse gjiganti gjerman Bayern Munich do t’i dëgjonte fjalët e ish-mbrojtësit të tyre Willy Sagnol në vitin 2011.

Ish-reprezentuesi francez ishte duke punuar si skaut i Bayernit për rajonin francez dhe i kishte ofruar Varanen gjigantit gjerman.

Raphael Varane sa ishte pjesë e Lens

“Unë isha në Munich dhe më telefonoi një mik që i besoi shumë duke më thënë se duhet ta shikoja një lojtar shumë interesant”.

“Shkova menjëherë në Francë dhe pash Varanen duke luajtur për Lensin edhe pse ishte vetëm 17-vjeçar. Në pjesën e parë luajti si mesfushor defensivë, ndërsa në të dytën si qendërmbrojtës dhe më la përshtypje të mëdha. Menjëherë besova se do të bëhej një lojtar i madh”, tregon Sagnol për RMC Sport.

Raphael Varane. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

43-vjeçari që kaloi nëntë vite si futbollist i Bayernit, thotë se bavarezët hezituan për të nënshkruar me Varanen shkaku i çmimit të tij.

“U ktheva në Munich për t’i prezantuar lojtarin Bayernit dhe propozova që të luhej një ndeshje miqësore mes dy skuadrave ku të ardhurat do të shkonin për Lensin me të vetmin qëllim që drejtuesit ta shihnin nga afër Varanen”.

“Lens në atë kohë kërkoi katër milionë euro për ta lënë të lirë Varanen, por te Bayerni më thanë se janë shumë për një futbollist 17-vjeçar”, deklaroi Sagnol.

Raphael Varane . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Disa muaj më vonë lojtari iu bashkua gjiganti spanjoll Real Madrid që paguan menjëherë 10 milionë për ta transferuar atë në Santiago Bernabeu.

Sagnol thotë se është i lumtur për Varanen, por ka mbetur i zhgënjyer që nuk u realizua ky transferim në Munich.

“Jam i sigurt dhe i lumtur që Varane po bënë mirë dhe është i lumtur në Madrid, por për mua si zbulues ka qenë zhgënjyese që nuk mund t’i bindësh personat përgjegjës për ta marrë një talent që është e sigurt se mund të luaj për 10-12 vite”, tha Sagnol.

Willy Sagnol . (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

Krejt në fund franceze deklaroi se Bayerni atë vit nënshkroi për Jerome Boateng për një shumë që ishte tre herë më e lartë.

“Lens kërkonte katër deri në pesë milionë, ndërsa Bayerni nuk ishte gati t’i shpenzonte ato para, ndërsa dy muaj më vonë paguan tre fish më shumë për të nënshkruar me Jerome Boateng”, përfundoi Sagnol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori