Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, vazhdon të jetë një nga emrat e përfolur në tregun e transferimeve, pas një sezoni pozitiv në elitën e futbollit rus.

Futbollisti nga Gjilani, i cili aktualisht është pjesë e Rubin Kazanit, realizoi 10 gola në 24 ndeshje sezonin e kaluar, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve.


Sipas raportimeve nga mediat ruse, një prej skuadrave që mund të bëjë lëvizje për shërbimet e tij është Spartaku i Moskës, një nga klubet më të njohura në futbollin rus.

Megjithatë, një mendim ndryshe ka ardhur nga ish-reprezentuesi i Rusisë, Vladislav Radimov, i cili ka vënë në pikëpyetje nëse Daku është profili i duhur për Spartakun.

Duke folur për RB Sport, Radimov ka deklaruar se klubi i Moskës ka nevojë për një profil tjetër sulmuesi, më të shpejtë, më teknik dhe më të lidhur me lojën ekipore.

"Spartaku ka më shumë nevojë për lojtarë të shkathët dhe ekiporë. Dyshoj se Daku mund ta përforcojë këtë skuadër", ka thënë Radimov.

Pavarësisht kritikave, statistikat e Dakut në Rusi kanë qenë pozitive. Sulmuesi shqiptar vlerësohet rreth 9 milionë euro në tregun e transferimeve dhe ka kontratë me Rubin Kazanin deri në vitin 2029./Telegrafi/

telegrafi sport app