Ish-burri Kevin Federline për Britney Spears: Jam i lumtur që po merr ndihmë

Ish-bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, Kevin Federline, ka reaguar pasi ajo vendosi të hyjë vullnetarisht në rehabilitim.
Përmes avokatit të tij, ai u shpreh se është i lumtur që Spears ka zgjedhur të kërkojë ndihmë me dëshirën e saj dhe jo si rezultat i presionit të jashtëm.
Sipas tij, është e rëndësishme që ajo po merr mbështetjen e duhur dhe po kujdeset për shëndetin e saj.

Burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur se vendimi për rehabilitim ishte plotësisht personal dhe lidhet me dëshirën e saj për të vendosur shëndetin mendor në plan të parë dhe për t’u përqendruar te vetja.
Familja e Spears gjithashtu e mbështet këtë hap, duke shpresuar që ajo të rikthehet në një gjendje më të mirë.
Ky vendim vjen pas një incidenti muajin e kaluar, kur ajo u ndalua nga policia për drejtim të rrezikshëm dhe dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe substancave të tjera.
Ndërkohë, këngëtarja po kalon kohë me djemtë e saj dhe vazhdon të jetë në fokus të mediave, edhe për shkak të zhvillimeve në jetën e saj personale. /Telegrafi/































































