LAJMI I FUNDIT:

Ish-anëtarja Jesy Nelson akuzohet për përçarjen e grupit “Little Mix”

Ish-anëtarja Jesy Nelson akuzohet për përçarjen e grupit “Little Mix”

Javën e kaluar, tensionet mes këngëtares britanike, Jesy Nelson dhe ish-anëtarëve të tjera të grupit “Little Mix” janë përshkallëzuar.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, Nelson njoftoi se po largohej nga grupi, i cili u formua në spektaklin “X Factor” në 2011. Në dy vitet e fundit, Jesy ka qenë e hapur në lidhje me përpjekjet e saj me shëndetin mendor. Ajo ka rrëfyer se madje nga këto tentoi të bënte edhe vetëvrasje që e bëri të qëndronte disa ditë në spital.


Që nga largimi nga “Little Mix”, Nelson ka nisur një karrierë solo dhe së fundmi ka lëshuar edhe një bashkëpunim me Nicki Minaj.

Jesy Nelson (Foto: YouTube)

Sidoqoftë, që kur video u publikua më 8 tetor, akuzat për ‘blackfishing’ ndaj Nelson janë shtuar ndjeshëm.

Çfarë është ‘blackfishing’?

‘Blackfishing’ është një formë formë e përvetësimit kulturor, ku personi pretendon të jetë racë e zezë ose e përzier.

Nelson është akuzuar për ‘blackfishing’ gjatë gjithë karrierës, por ka edhe yje të tjerë që përfshihen në këtë si: Rita Ora, Kylie Jenner, Kim e Khloe Kardashian dhe Iggy Azalea.

Nga ana tjetër, 30-vjeçarja është komentuar këtë kohë edhe për raportin me ish-anëtaret e tjera të grupit.

Një burim zbuloi se kjo erdhi si një tronditje për artistet pasi e dëgjuan vendimin e Nelson përmes avokatëve.

Ky veprim nisi tensionet mes vajzave të cilat nuk kanë folur me Jesy për një vit.

Little Mix (Foto: YouTube)

Megjithatë, një burim këmbënguli se tensionet janë krijuar prej muajsh, duke i thënë MailOnline: “Jesy krijoi këtë skenar. Ajo u largua nga grupi pa u thënë drejtpërdrejt vajzave apo menaxhmentit dhe ato dëgjuan për këtë përmes avokatëve të saj”.

“Ato e kanë mbështetur atë për dhjetë vjet dhe e kanë mbrojtur dhe janë të shkatërruar nga e gjithë kjo”.

Jesy Nelson (Foto: YouTube)

Jesy më tej akuzoi Leigh-Anne se po përpiqej të prishte karrierën e re solo të saj dhe e quajti pjesën tjetër të grupit. /Telegrafi/