0Shares

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Gjermani, Gjorgji Filipov, planifikon të dorëzojë kërkesë për kandidat për president të shtetit nga radhët e LSDM-së.

Ai informoi publikun për aktivitetet e planifikuara përmes një komunikate për shtyp.

“Të nderuar gazetarë dhe shtëpi të mediave, unë ambasadori Gjorgji Filipov, nesër më 11 shkurt 2019, e hënë, në bazë të shpalljes, do të dorëzoj kërkesë deri tek LSDM-ja si kandidat për president të Republikës së Maqedonisë nga radhët e LSDM-së”.

“Me këtë rast ju ftoj në një konferencë shtypi të caktuar për 11 shkurt 2019, duke filluar nga ora 12:00 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup. Do të jetë kënaqësi t’ju drejtohem dhe t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja”, thuhet në letrën e ish-ambasadorit Filipov./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)