LAJMI I FUNDIT:

Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxitin thashethemet për ribashkim, shihen përkrah njëri-tjetrit rrugëve të New York-ut

Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxitin thashethemet për ribashkim, shihen përkrah njëri-tjetrit rrugëve të New York-ut

Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxitën thashethemet për një ribashkim pasi u dukën të afërt gjatë një shëtitje në zonën West Village të Manhattan të dielën (14 nëntor).

Ish-partnerët, të cilët kanë një vajzë katërvjeçare të quajtur Lea, u panë të lumtur dhe në disponim ndërsa ecnin krah për krah gjatë kthimit në shtëpinë e tij.

Ylli, 46 vjeç, kishte veshur një pallto mbi një bluzë të thjeshtë, xhinse të errëta dhe atlete ngjyrë ulliri me lidhëse të kuqe.

Foto: Backgrid

Ndërsa po ecte nëpër një rrugë, aktori i “Silver Linings” mbante supermodelen, 35 vjeçe, mbështetur në krahun e tij.

Për daljen e tyre, Shayk kishte veshur një xhaketë të gjatë të zezë mbi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zi.

Foto: Backgrid

Ajo u pa po ashtu me një maskë mbrojtëse për fytyrën, atlete të bardha dhe një çantë lëkure të zezë me një zinxhir floriri.

Ylli i pasarelave dhe Cooper bënë bujë kur njoftuan fundin e lidhjes së tyre katërvjeçare në vitin 2019.

Foto: Backgrid

Së fundmi ajo u përfol për një romancë me Kanye West në fillim të këtij viti, pasi ata shijuan një udhëtim romantik në Paris, por nuk zgjati shumë dhe një burim pranë tyre tha se “mes tyre gjërat nuk ishin serioze”.

Në mars, Shayk foli për revistën “Elle” për ndarjen e kujdestarisë së vajzës së saj të vogël me Cooper, shkruan DailyMail.

Foto: Backgrid

“Nuk e kam kuptuar kurrë termin bashkëprindërim. Kur jam me vajzën time, jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babin e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është të jesh prind”, tha Irina.

Ajo e quajti aktorin ‘babai më i mrekullueshëm’ në intervistë dhe shpjegoi se Lea, e cila ka lindur në mars të 2017-ës, nuk e sheh Irinën si një supermodele, por si nënë.

Foto: Getty Images

“Unë e kam këtë fotografi të madhe që më dha Peter Lindbergh në mur. Ajo gjithmonë bënë shaka duke më thënë Unë dua këtë nënë, nuk e dua këtë nënë”, tha modelja. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori