LAJMI I FUNDIT:

Irena Cahani: Të japim më shumë për shtetin e Kosovës (Video)

Irena Cahani: Të japim më shumë për shtetin e Kosovës (Video)

Aktorja e njohur Irena Cahani thotë se vend më të bukur se Kosova nuk ka, por ka një porosi në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.

Ajo kërkon nga të gjithë që të punojnë dhe të japin më shumë për shtetin e Kosovës.


Sipas saj, secili duhet të japë më tepër nga vetja, në mënyrë që Kosova të jetë vend me të ardhme të sigurt.

“Kosova po i mbush 10 vjet. Urime. Shpresoj të mbushemi ne mend, sepse Kosovën e kemi shumë të mirë dhe vend më të bukur nuk e di a ka diku. Por, ne, njerëzit, jemi ata që dimë edhe ta prishim, edhe ta dëmtojmë, edhe të mos e lëmë të jetojë ashtu siç do të duhej ta kishte atë bukuri Kosova”, thotë Cahani.

“Po shpresoj që ne të mbushemi mend, që punojmë më shumë për Kosovën, që t’ua lëmë fëmijëve tanë një vend të mirë, një vend ku ata do të jetojnë, ku do ta gjejnë ngrohtësinë, ku do të ndjehen mirë, në mënyrë që fëmijët tanë mos të kërkojnë të ikin jashtë. Po shpresoj që ngadalë do të nisim ta marrim formën e një shteti që ka njëfarë përvoje, që di të ecë përpara”, shton ajo.

Cahani, më tutje, fton të gjithë për më shumë punë.

“Ne duhet të punojmë sa më shumë, të japim secili nga vetja, që t’ua lëmë fëmijëve tanë një vend ku ata do të kenë dëshirë të jetojnë, ku do të kenë dëshirë të punojnë, ku do të kenë dëshirë të krijojnë familje”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori