LAJMI I FUNDIT:

Irani kryen sulme në Irak dhe Siri, thotë se ka shënjestruar selinë e Mossadit dhe ISIS-in

Irani kryen sulme në Irak dhe Siri, thotë se ka shënjestruar selinë e Mossadit dhe ISIS-in

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka njoftuar se mbrëmë ka kryer sulme në veri te Irakut dhe Siri – duke goditur me raketa balistike.

Sulmi ishte në hakmarrje për sulmet e fundit terroriste në Iran, njoftoi portali i IRGC-së, transmeton Telegrafi.


Garda njoftoi se milicia terroriste e Shtetit Islamik ishte “e vendosur në territoret e okupuara të Sirisë dhe u shkatërrua nga gjuajtja e një sërë raketash balistike”.

Pothuajse njëkohësisht, pak para mesnatës, disa shpërthime të forta tronditën qytetin verior të Irakut, Irbil.

Dëshmitarët thanë se disa raketa ranë pranë konsullatës amerikane në ndërtim e sipër.

Izraeli thotë se luftimet intensive në veri të Gazës kanë përfunduar
Lexo po ashtu Izraeli thotë se luftimet intensive në veri të Gazës kanë përfunduar

Aeroporti ndërkombëtar në atë qytet kurd u godit gjithashtu. IRGC njoftoi se sulmet shkaktuan “shkatërrimin e selisë së spiunazhit të regjimit sionist (Mossad)”.

Drejtori i aeroportit ndërkombëtar të Irbilit tha në një deklaratë se fluturimet që vijnë dhe nisen nga aeroporti po zhvillohen normalisht.

Burime të sigurisë në Irbil thanë për DPA se “raketat iraniane ranë në fermat në veri të Irbilit dhe goditën shtëpitë dhe pronat e qytetarëve”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Mattheë Miller, tha në platformën X se SHBA “dënon fuqishëm sulmet iraniane në Irbil dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave”.

Dezinformimi, në rrjetet sociale po shpërndahet në masë të madhe videoja e rrejshme – pretendohet se shfaq sulmin mbi anijen amerikane
Lexo po ashtu Dezinformimi, në rrjetet sociale po shpërndahet në masë të madhe videoja e rrejshme – pretendohet se shfaq sulmin mbi anijen amerikane

“Ne i kundërshtojmë sulmet raketore të Iranit dhe mbështesim qeverinë e Irakut dhe përpjekjet e qeverisë rajonale të Kurdistanit për të përmbushur aspiratat e popullit irakian”, shtoi ai.

Situata në rajon ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar që nga shpërthimi i luftës në Gaza më shumë se tre muaj më parë.

Nuk ka pasur asnjë sulm me raketa të IRGC-së deri më tani, por grupet militante aleate me Iranin kanë sulmuar shpesh objektiva në Siri dhe Irak gjatë muajve të fundit.

Izraeli dhe SHBA janë konsideruar si armiqtë më të mëdhenj të Iranit që nga Revolucioni Islamik në 1979. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori