LAJMI I FUNDIT:

IPKO për dy vite sponsor gjeneral i Përfaqësueses së Kosovës dhe Superligës në futboll

IPKO për dy vite sponsor gjeneral i Përfaqësueses së Kosovës dhe Superligës në futboll

Kompania IPKO do të jetë sponsor gjeneral i Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Superligës për dy vitet e ardhshme.

Marrëveshja u bë publike sot në një konferencë për media, ku ishin prezent, drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Robert Erzin dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.


Së bashku me ta në konferencë ishin edhe Edona Zogu, zëdhënëse e IPKO-s dhe sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Pamje nga konferenca

IPKO njihet si investitor i madh, si dhe njëri prej donatorëve më të mëdhenj në Kosovë, sidomos në përkrahjen e kauzave që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe fëmijët.

I pari i IPOK-s, Robert Erzin u shpreh i lumtur që kompania që ai drejton do të jetë sponsor i Përfaqësueses së Kosovës në futboll si dhe Superligës së Kosovës.

“Jemi të lumtur që sot mund ta konfirmojmë sponsorizimin për FFK-në. Kjo lidhet shumë edhe me punën që ne e bëjmë. IPKO është operatori telefonin më stabil në Kosovë me  320 milionë euro investime në infrastrukturë mobile dhe fikse”.

Drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Robert Erzin

“Kjo është njëra prej arsyeve që jemi të lumtur që për dy vite do të jemi bashkë”.

“Sporti dhe kultura, e në veçanti të rinjtë dhe fëmijët, janë pjesa ku ne investojmë. Përveç donacioneve, ne kemi mbështetur kauza që lidhën më fëmijët. Kauza si në shëndetësi, arsim dhe kulturës”.

“Sot do të flasim për atë që IPKO do të jetë sponsor gjeneral i FFK-së. Për dy vitet e ardhshme ne do të jemi sponsor i Superligës, ku do të njihe si IPKO Superliga, e cila do të transmetohet në dy vitet e ardhshme ekskluzivisht në IPKO Digitalb”.

IPKO dy vite sponsor gjeneral i FFK-së

“Jemi krenar që do të jemi edhe sponsor i Përfaqësueses së Kosovës, një skuadër me shumë talente dhe të ardhme. Në IPKO Digitalb do të jetë edhe Liga e Kombeve, ku Kosova merr pjesë për herë të parë”, ka thënë drejtori Robert Erzin.

Ai po ashtu bëri të ditur që IPKO dhe Digitalb do të transmetojnë Serien A dhe La Ligën për tri vitet e ardhshme. Po ashtu edhe Liga Premier do të jetë në këtë edicion ekskluzivisht në IPKO.

Në anën tjetër kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë që është kënaqësi që një kompani e madhe si IPKO do të jetë partner i Përfaqësues së Kosovës dhe IPKO Superligës.

“Si organit sportiv ndër më të mëdhatë në Kosovë dhe futbolli sporti numër 1, rreth nesh mblidhen organizatat më prestigjioze, në këtë rast siç është IPKO”.

Agim Ademi, kryetar i FFK-së

“Kemi nënshkruar marrëveshjen siç tha edhe parafolësi, që IPKO të jetë sponsor i Përfaqësueses. Pajtohemi me Robertin që Kosova ka talente dhe shpresojmë që do të na gëzojnë me një kualifikim”.

“Më gëzon fakti që edhe Superliga do ta ketë sponsorin dhe do të quhet IPKO Superliga”, ka deklaruar kryetari i FFK-së, Agim Ademi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori