Hej i është përgjigjur kërkesës së madhe të tinejxherëve për t’iu bashkuar komunitetit më të madh për të rinj. Hej ka lansuar grupin Teen për ta bërë të mundur komunikimin, angazhimin dhe edukimin e e plotë për tinejxherët më të rinj.

Si platforma e parë dhe më e madhe për të rinj, në shtetin më të ri të Europës , Hej tani është zgjeruar përtej limitit të moshës 16-28 vjeç, për t’ua bërë të mundur edhe tinejxherëve më të rinj të përfitojnë nga ofertat e shumta të Hej.

Tani Hej ka prezantuar Hej Teen për ta zgjeruar komunitetin e saj për tinejxherë më të rinj të cilët tash e sa kohë kanë kërkuar t’i bashkohen Hej komunitetit.

Duke filluar nga sot, Hej Teen do t’ua mundësojë edhe të rinjve 12-15 vjeçar t’u bashkohen anëtarëve të tjerë të komunitetit dhe t’i blejnë numrat e tyre në cilindo dyqan të IPKO-së.

“Sot jemi shumë të lumtur të prezantojmë “Hej Teen” – zgjerimin më të ri të platformës sonë Hej. Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është për fëmijët të jenë në kontakt me prindërit e tyre, mësuesit, bashkëmoshatarët dhe ta përdorin internetin në mobil për edukim dhe argëtim. Hej është platformë ekskluzive për të rinj, e cila deri më tani ka mundësuar komunikim me çmime të lira, aktivitete të shumta sociale dhe rekreative dhe qasje të vazhdueshme në njohuri dhe edukim. Jemi shumë krenarë t’i ofrojmë këto mundësi moderne për më se 150 mijë të rinj kosovarë, çdo muaj. Tani me tinejxherë më të rinj, shpresojmë që segmenti më i rëndësishëm i shoqërisë sonë do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë e reja të “Hej Teen” dhe të shkëlqejë me arritje në shkollë, në shtëpi dhe kudo tjetër”, ka thënë Alban Kastrati, Ekspert për Marrëdhënie me Publikun, në IPKO.

Tinejxherët e rinj të moshave 12 deri 15 vjeçare që duan t’i bashkohen komunitetit Hej Teen duhet të shkojnë në dyqanin më të afërt të IPKO-së me njërin nga prindërit e tyre dhe të kenë me vete një dokument valid identifikimi (pasaportë apo ekstrakt të lindjes).

Pas blerjes së numrit, përdoruesi mund ta aktivizojë cilëndo nga ofertat e shumta ekzistuese të platformës, të cilat tashmë janë pjesë e jetës së mbi 150 mijë përdoruesve të “Hej! Pse po pret?!” dhe të komunikojnë pandërprerë, me çmime të pandryshuara.

Hej është pakrahasueshëm platforma më e madhe për të rinj në Kosovë, me ofertat më të lira në treg kushtuar moshave të reja. /Telegrafi/