LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi zbulon se si reagoi ndaj befasisë taktike të Piolit

Inzaghi zbulon se si reagoi ndaj befasisë taktike të Piolit

Simone Inzaghi përgëzon Interin për dominimin absolut të Derby della Madonnina dhe mposhtjen e Milanit dy herë në tre javë, duke zbuluar se si reagoi ndaj befasisë taktike të Stefano Piolit.

Kjo nuk ishte aq dominante sa fitorja 3-0 në Superkupën e Italisë në Riad muajin e kaluar, por gjithsesi një paraqitje shumë e fortë me pothuajse asnjë rrezik për Andre Onanën.


“Ishte pa dyshim një paraqitje e shkëlqyer, i përgëzova djemtë. Ata ishin të vendosur, të përqendruar, ne dominuam absolutisht dhe fitimi i derbit dy herë në 20 ditë ishte diçka që donim ta ndajmë me tifozët tanë”, deklaroi Inzaghi për DAZN.

Derby della Madonnina i takon Interit - vazhdon forma e mjerueshme e Milanit
Lexo po ashtu Derby della Madonnina i takon Interit - vazhdon forma e mjerueshme e Milanit

“Tani shikojmë përpara me besim, kemi kthyer Lukakun dhe Brozovicin pas katër muajsh, pavarësisht se na munguan, ne arritëm në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve, gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe jemi të dytët në Serie A”.

Milani befasoi shumë njerëz duke ndryshuar në një formacion 3-5-2 që pasqyronte në mënyrë efektive Interin, duke lënë Rafael Leaon në stol.

“Të jem i sinqertë, u fol për disa ditë se Milani mund t’i ndryshonte gjërat, kështu që unë u përqendrova te skuadra ime dhe forma jonë. Ne luajtëm shumë mirë kundër Atalantës të martën, i ritheksova skuadrës se gjithçka varej nga ajo që bëmë dhe si i qasëm”, potencoi Inzaghi.

Notat e lojtarëve: Inter 1-0 Milan, veçohet paraqitja e Lautaros
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Inter 1-0 Milan, veçohet paraqitja e Lautaros

Lautaro Martinez shënoi me kokë nga harkimi prej Hakan Calhanoglut, por topi ishte gjithashtu në rrjetë dy herë të tjera, me Romelu Lukakun të penalizuar për një shtytje ndaj Malick Thiaw dhe Lautaro kur shënoi për ca centimetra jashtë loje.

Fitorja e konsolidoi pozitën e tyre në vendin e dytë, megjithëse ende 13 pikë larg liderit Napolit, por tani ata janë gjashtë pikë përpara rivalit të tyre Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori