LAJMI I FUNDIT:

Derby della Madonnina i takon Interit – vazhdon forma e mjerueshme e Milanit

Derby della Madonnina i takon Interit – vazhdon forma e mjerueshme e Milanit

Interi e ka fituar Derby della Madonnina me rezultat 1-0 ndaj Milanit, në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Reklama

Derbi filloi me kujdes të shtuar nga dy skuadrat, por Nerazzurët ia dolën të kalonin në epërsi.

Në minutën e 34-të, Hakan Calhanouglu harkoi në zonën e Milanit, duke e gjetur Lautaro Martinezin që shënoi me kokë.

Në 45 minutat e dytë, ishte një lojë e baraspeshuar, me dy skuadrat që tentonin të përfitonin nga gabimet.

Me disa zëvendësime të hershme, Rossonerët shpresuan që t’i barazonin shifrat, mirëpo nuk ia dolën.

Nerazzurët vazhduan me lojë më të mirë, dhe dëshiron ta siguronin fitoren, por nuk arritën të shënonin më.

Rasti më të mirë dhe të vetëm serioz e pati Brahim Diaz në minutën e 75-të, kur lëshoi një goditje brenda zonës, por Andre Onan e priti gjuajtjen.

Romelu Lukaku ia doli të tundte rrjetën e Milanit, mirëpo belgu kishte shkaktuar faull në krijimin e rastit.

Pas javës së 21-të, Interi mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Milani ka rënë në të gjashtin me 38 sosh.

Në xhiron e 22-të, Nerazzurët do të kenë punë me Sampdorian, ndërsa Milani përballet me Torinon. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Ligue 1
Xhaka publikon një fotografi ku paralajmëron largimin nga Arsenali: Faleminderit Gunners

Xhaka publikon një fotografi ku paralajmëron largimin nga Arsenali: Faleminderit Gunners

Premier League
Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Bundesliga
Salihamidzic reagon pasi u shkarkua nga Bayerni: Nuk ishte një situatë e lehtë, por kjo skuadër do ta fitoj Ligën e Kampionëve

Salihamidzic reagon pasi u shkarkua nga Bayerni: Nuk ishte një situatë e lehtë, por kjo skuadër do ta fitoj Ligën e Kampionëve

Bundesliga
Portieri i PSG-së është në gjendje të rëndë pasi është rrëzuar nga kali dhe është dërguar me urgjencë në spital

Portieri i PSG-së është në gjendje të rëndë pasi është rrëzuar nga kali dhe është dërguar me urgjencë në spital

Ligue 1
Guardiola: A e dini sekretin e suksesit tim? Unë do të ju them

Guardiola: A e dini sekretin e suksesit tim? Unë do të ju them

Premier League
Kalo në kategori