LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi për Dybalan: Interi ka gjashtë sulmues në skuadër

Inzaghi për Dybalan: Interi ka gjashtë sulmues në skuadër
(Foto: Screenshot/YouTube/Inter/Instagram)

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka dalë në një konferencë për media në Appiano Gentile duke folur në lidhje me planet e skuadrës para fillimit të përgatitjeve parasezonale.

Ashtu sikurse drejtori Giuseppe Marotta edhe strategu italian nuk ka mundur t’u shmanget pyetjeve për transferimin eventual të Paulo Dybalas.


“Të gjithë e njohim Dybalan, s’kemi çfarë të flasim më shumë për të. Ne kemi gjashtë sulmues në skuadër, nuk është e drejtë të flasim për lojtarët që nuk janë me ne”, është shprehur trajneri.

Sulmuesi argjentinas është lojtar i lirë që nga 30 qershori kur i ka skaduar kontrata me Juventusin dhe Nerazzurrët ishin ndër klubet që kanë shprehur interesim.

Marotta pranon se Interi e ka zbehur interesimin për Dybalan: Ne jemi në rregull në sulm me lojtarë të çmuar
Lexo po ashtu Marotta pranon se Interi e ka zbehur interesimin për Dybalan: Ne jemi në rregull në sulm me lojtarë të çmuar

Inzaghi është pyetur edhe për Gleison Bremer (Torino), i cili është shënjestra kryesore e Interit për zëvendësimin e Milan Skriniar që pritet të largohet.

“Sikurse për Dybalan, nuk më pëlqen të flas për lojtarë, të cilët kanë kontrata me klubet tjera. Do të flasim për të nëse na jepet mundësia. Tash nuk është korrekte”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori