LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi pas fitores: Nuk mund të kërkonim fillim më të mirë, Calhanoglu nuk e di se sa i mirë është

Inzaghi pas fitores: Nuk mund të kërkonim fillim më të mirë, Calhanoglu nuk e di se sa i mirë është

Simone Inzaghi e pranon se Interi nuk mund të kishte kërkuar një fillim më të mirë të sezonit pasi mposhti Genoan me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë të sezonit 2021/22 në Serie A, ndërsa ka lavdëruar mesfushorin Hakan Calhanoglu.

Nerazzurrët patën fillimin ideal të sezonit në rrugën drejt mbrojtjes së titullit, duke e mposhtur thellë Genoan dhe kjo fitore e ka lumturuar trajnerin Inzaghi.


“Isha shumë i bindur se ekipi do të bënte mirë, pasi i kam parë ata duke punuar me entuziazëm dhe uri që nga 8 korriku, të etur për të mësuar koncepte të reja”, ka thënë fillimisht Inzaghi për DAZN.

“Ne nuk mund të kishim kërkuar një fillim më të mirë, veçanërisht para tifozëve tanë të kthyer përsëri në stadium”.

Interi e nis sezonin e ri në stilin e kampionit, fiton thellë ndaj Genoas
Lexo po ashtu Interi e nis sezonin e ri në stilin e kampionit, fiton thellë ndaj Genoas

Calhanoglu shënoi një gol dhe asistoi një tjetër, duke u kombinuar mirë edhe me sulmuesin e sapoardhur Edin Dzeko.

“Calhanoglu është një lojtar i madh, i aftë për të bashkuar cilësinë dhe sasinë, ai vrapoi shumë për ekipin gjithashtu. Sa herë që luaja kundër tij, ai më shkaktonte probleme. Ne patëm fatin ta merrnim dhe mendoj se ai mund të bëhet më i fortë, sepse nuk e kupton se sa i mirë është”.

Interi e arriti këtë dominim edhe pa Lautaro Martinezin e pezulluar dhe tashmë dukej shumë më sulmues sesa qasja kundërsulmuese e ekipit të Antonio Contes.

“Ishte argëtuese të shikoje lojën e këtij ekipi. Stefano Sensi nuk ishte në rolin e tij tradicional, por ai po shkonte mirë në stërvitje, më duhej të gjeja një vend diku për të. Ne duhet të vazhdojmë me këtë qëndrim”.

Inter 4-0 Genoa, notat e lojtarëve – Shkëlqen Calhanoglu
Lexo po ashtu Inter 4-0 Genoa, notat e lojtarëve – Shkëlqen Calhanoglu

Interi është duke kërkuar një sulmues tjetër, me opsione që variojnë nga Duvan Zapata i Atalantas tek Joaquin Correa i Lazios ose sulmuesi anësor i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram.

“Natyrisht që ne duhet të plotësojmë skuadrën, pasi largimi i Romelu Lukaku ishte i papritur. Dzeko tashmë ka treguar se çfarë lojtari është, shpresojmë se ne do të sjellim dikë tjetër që mund të shënojë gola të mëdha”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori