LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi: I lumtur dhe krenar me skuadrën, merituam më shumë ndaj Liverpoolit

Inzaghi: I lumtur dhe krenar me skuadrën, merituam më shumë ndaj Liverpoolit

Simone Inzaghi beson se Interi duhet ta shohë performancën e tyre kundër Liverpoolit si ‘një rritje të vetëbesimit, një pikënisje që parashikon mirë për të ardhmen’ në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët dominuan thuajse gjithë ndeshjen në San Siro, duke goditur traversën me Hakan Calhanoglu dhe duke ‘mbytur’ Reds, por Liverpooli shënoi në fund me dy goditjet e tyre të vetme në portë.


Këto ishin një goditje me kokë e Roberto Firminos (75’) nga një goditje nga këndi dhe ajo e Mohamed Salah (83’) pas një tollovie në zonë.

Edhe pse golat si mysafirë nuk numërohen më shumë, humbja 2-0 në shtëpi është një goditje shkatërruese për Interin pas asaj paraqitjeje.

Liverpooli sundon në ‘Giuseppe Meazza’ – Firmino dhe Salah ndëshkojnë Interin
Lexo po ashtu Liverpooli sundon në ‘Giuseppe Meazza’ – Firmino dhe Salah ndëshkojnë Interin

“Shpresojmë të mos përballemi me Liverpoolin në çdo ndeshje!”, u përgjigj me buzëqeshje fillimisht Inzaghi në Amazon Prime Italia pas takimit.

“Jam i lumtur dhe krenar për skuadrën, për fat të keq në periudhën tonë më të mirë të lojës nuk u shpërblyem me golin që meritonim, më pas Liverpooli shënoi në gjysmën e parë të shpërqendrimit që patëm”.

“Sigurisht që meritonim më shumë, por kjo performancë duhet të paralajmërojë mirë për atë që do të vijë në të ardhmen. Liverpooli është një nga dy skuadrat më të mira në Evropë për mendimin tim, Interi u tregua i mirë dhe meritoi më shumë”.

Notat e lojtarëve, Inter 0-2 Liverpool: Robertson më i miri në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Inter 0-2 Liverpool: Robertson më i miri në fushë

“Ne e dimë se këto mbrëmje mund të jenë të tilla, por kjo duhet të na japë një rritje të vetëbesimit, sepse ishte një paraqitje e shkëlqyer”.

“Është e vështirë të komentosh pas një rezultati si ky, por duhet të jetë një pikënisje për Interin në këtë nivel. Mendoj se ky është kundërshtari më i fortë me të cilin jemi përballur këtë sezon”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori