LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi: E vështirë ta përsërisim suksesin e vitit të kaluar në Evropë

Inzaghi: E vështirë ta përsërisim suksesin e vitit të kaluar në Evropë

Simone Inzaghi e pranoi se do të jetë e vështirë që Inter ta përsërisë atë që bënë vitin e kaluar në Evropë, para sfidës së tyre hapëse ndaj Real Sociedad në Ligën e Kampionëve.

“Nerazzurrët” shkëlqyen në skenën evropiane sezonin e kaluar, duke arritur në finale të Ligës së Kampionëve në Stamboll.


Te besuarit e Inzaghit ishin vetëm një hap larg ngritjes së trofeut, mirëpo u mposhtën nga Manchester City me rezultat 1-0.

Inter ka filluar fuqishëm sezonin e ri, duke mbajtur momentumin e krijuar vitin e kaluar, andaj po shpresojnë se ata do të bëjnë paraqitje të mira përsëri në këtë garë, duke filluar që nga përballja me Real Sociedad.

Duke u prononcuar në një intervistë, Inzaghi diskutoi rreth lëvdatës që Pep Guardiola i bëri ekipit të tij.

“Fjalët e Pep më bëjnë të ndihem mirë, ne e dimë se si finalja në Stamboll shkoi, ishte një nder për të luajtur aty. Një moment mund të kishte ndryshuar historinë e asaj ndeshje, por ne mbajtëm përqafimin e fundit me tifozët brenda nesh, dukej sikur ne kishim fituar”, ka thënë fillimisht Inzaghi.

Pep Guardiola me fjalë të mëdha për Interin: Janë sërish kandidat për të luajtur në finale
Lexo po ashtu Pep Guardiola me fjalë të mëdha për Interin: Janë sërish kandidat për të luajtur në finale

“Ishte një rrugëtim i mrekullueshëm, ky sezon fillon përsëri ndaj një skuadre të fortë, në një terren të vështirë. Unë dëshiroja ta evitoja Real Sociedadin dhe Newcastle, por ne do të luajmë njësoj si vitin e kaluar duke e ditur se do të jetë e vështirë ta përsërisim atë që bëmë, por duam të provojmë përsëri”,përfundoi tekniku italian.

Inter këtë start të sezonit po kalon në një formë të shkëlqyeshme, teksa kanë fituar të gjitha katër ndeshjet e para në Serie A./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori